E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obamës nuk i pëlqen Douning Street

Autori i Lajmit: Redaksia
Uashington – Brenda një muaji pas përurimit si president i Shteteve të Bashkuara, u bë e qartë se ushqimi i “marrëdhënieve speciale”, nuk do të ishte një prioritet i Barak Obamës. Gjithçka nisi kur presidenti amerikan tha se ai nuk do të dëshironte një Uinston Çërçill të marrë me kredi nga qeveria britanike që ishte ulur në Zyrën Ovale pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit. Më vonë, gjatë një vizite në Londër, Obama i dhuroi kryeministrit Gordon Braun disa DVD pa marrë parasysh se ato ishin të palexueshme në formatin evropian të pajisjes dhe dëshmoi shumë pak kujdes me një dhuratë të tillë. Ndërkohë, dhurata e Braunit për Obamën ishte një mbajtëse stilolapsi e gdhendur nga druri i njëjtë i tavolinës së famshme të zyrës Ovale të anijes HMS Resolute. Megjithatë, bashkëpunimi i afërt mes Frenklin D. Ruzvelt dhe Uinston Çërçillit është një nga më të dokumentuarit mes një presidenti amerikan dhe një udhëheqësi të huaj. Ajo ishte një miqësi që u forcua nga presionet e luftës. Ata kaluan 113 ditë së bashku dhe shkëmbyen më shumë se 2000 mesazhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa u takuan 9 herë nga 1941 dhe 1945 para vdekjes së Ruzveltit. Pavarësisht bashkëpunimit, duhet thënë se këta dy udhëheqës kishin një miqësi jozyrtare. Pas takimit të famshëm të tyre në gusht 1941, Ruzvelti i thotë Çërçillit: “Më vjen mirë që jetoj në të njëjtën dekadë me ty”. Ndërsa homologu i tij britanik përgjigjet: “Kisha të bëja me një njeri të madh, i cili ishte gjithashtu një mik shumë i afërt dhe kampion i kauzave më të rëndësishme që ne u shërbyem së bashku”. Më pak e njohur është dhe dëshira e Ruzveltit për të krijuar një marrëdhënie po kaq të ngrohtë me Stalinin apo “Xhaxha Xhoi” siç pëlqenin ta thërrisnin Ruzvelti dhe Çërçilli udhëheqësin komunist të Bashkimit Sovjetik.

Ky lajm është publikuar: 31/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›