Berluskoni Jr.: Jo Ronaldinjos
Piersilvio Berluskoni, djali i presidentit të Milanit, ka deklaruar se nuk do të dëshironte që Ronaldinjo të kthehej në objektivin e vetëm të merkatos së kuqezinjve. "Unë nuk do ta blija Ronaldinjon. Duke folur si tifoz, nuk e shoh si lojtarin që i nevojitet sot Milanit. Në vend që të harxhohet kaq shumë në një lojtar të vetëm, do të ishte më mirë që këto para të investoheshin në role të ndryshme", u shpreh ai që shihet nga të gjithë si presidenti i ardhshëm i Milanit.