Robinjo-Shuster, nuk ka më paqe
Sulmuesi brazilian i Realit të Madridit, Robinjo, ka bërë të qartë se nuk do ta pranojë rolin e zëvendësuesit, duke paralajmëruar se do të largohet në fundin e këtij sezoni. Sipas mediave spanjolle, futbollisti ka pasur një takim me drejtuesit e klubit, ku u ka kërkuar që të përcaktojnë rolin e tij në skuadër. Trajneri Shuster ka bërë të qartë se nuk e cilëson në titullar, duke preferuar Higuain para tij dhe kjo ka zemëruar futbollistin që ka kërkuar të transferohet në verë, duke parë interesimin e skuadrave angleze.