E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona, luftë me gazetarët

Raportet e Diego Armando Maradonës me mediat nuk janë nga më të mirat. Ish-sulmuesi argjentinas ka goditur me grusht një kameraman, ndërsa ishte i rrethuar nga përfaqësuesit e medias pas një seance gjyqësore kundër ish-menaxherit të tij. Pamjet televizive tregojnë Maradonën dhe ish-gruan e tij tek largohen me nxitim nga salla, ndërsa "El Pibe D‘Or" thërret: "Mos e shtyni Klaudian". Maradona më pas provoi të godasë një kameraman, ndërsa dëgjohet duke bërtitur: "Më goditën me kamera!".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›