E Diel, 1 Nëntor 2026

Politekniku mbyll akreditimin e brendshëm

Autori i Lajmit: E.D

Universiteti Politeknik në Tiranë është në fazën e mbylljes së procesit të akreditimit të brendshëm, ndërkohë që në muajin qershor do të dorëzohet një dosje për akreditimin e jashtëm. Lajmi konfirmohet nga drejtoresha e Qendrës së Sigurisë së Brendshme të Cilësisë pranë Universitetit Politeknik, Elinda Kajo. “Ne kemi filluar në mars procesin e akreditimit të brendshëm. Periudha mars- maj është periudha e realizimit të këtij procesi dhe themi që në qershor ne të dërgojmë dosjen pranë Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë” tha Kajo. Procesi i akreditimit në muajt e mëparshëm ka ndezuar debate tek të gjithë aktorët e interesit, në veçanti tek studentët dhe njohja e diplomave të tyre nga tregu i punës. Shumica e universiteteve në vend, si publike ashtu edhe private, janë në proces akreditimi, madje disa prej tyre kanë kërkuar që ai të zhvillohet nga agjensi të huaja.

Ky lajm është publikuar: 12/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›