Porti i Durrësit, transparencë me skaner
• DURRES - Për herë të parë vendoset në një port të Shqipërisë një skaner i gjeneratës së fundit, i aftë të “shikojë” çdo klandestin, lëndë radioaktive, armë biologjike apo kimike,
drogë apo armë konvencionale që qëndron e fshehur pas trupave të ngurtë. Skaneri me rreze “x”, do të monitorojë hyrje-daljet e kamionëve të rëndë dhe të kontenierëve që qarkullojnë në destinacionet Durrës-Ankona dhe Durrës-Bari. Pajisja është një financim i Republikës Popullore të Kinës, vlera e së cilës arrin në 3 milionë dollarë amerikanë. Kompania kineze “Nuctech”, një lidere në Azi në prodhimin e të tilla pajisjeve, bëri të mundur edhe instalimin e skanerit në doganën e Durrësit në një kohë rekord. Tashmë në doganën më të madhe bregdetare të gjitha automjetet e rënda dhe kontenierët që do të kalojnë përmes pikës së kufirit do t’i nënshtrohen kontrollit të detyruar nga një skaner me rreze iks. Në ceremoninë e përurimit mori pjesë Kryeministri Sali Berisha, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Përparim Dervishi si dhe ambasadori kinez në Tiranë, Wang Junling. Kreu i qeverisë e cilësoi vendosjen e skanerit si një ngjarje tejet të rëndësishme dhe si një hap të ndërmarrë nën moton “ligji i doganës duhet të jetë transparenca”. Berisha shtoi ndër të tjera, se me këtë aparaturë kufijtë e Shqipërisë dhe të Bashkimit Evropian, me të cilat lidhet Durrësi, bëhen më të sigurt. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Përparim Dervishi, tha në ceremoni se ky sistem i ri kontrolli do të forcojë në mënyrë të ndjeshme sigurinë dhe mbrojtjen në zonën portuale të Durrësit, si dhe do të ndikojë në modernizimin e procedurave doganore. Deri më tani kamionët e rëndë nuk i nënshtroheshin kontrollit elektronik. Porti i Durrësit ia kishte besuar sigurinë për të tilla mjete vetëm kontrollit me qen dhe atij njerëzor, që ushtronin efektivat blu dhe ato të antikontrabandës. Ky është skaneri i dytë që vendoset në port, pasi ai i mëparshmi kontrollonte vetëm valixhet dhe autoveturat e vogla, pasi aq lejonte edhe kapaciteti i tij. Sipas kreut të doganave, së shpejti do të nisin procedurat e tenderimit ndërkombëtar me qëllim ngritjen e një sistemi të plotë skanerash në çdo doganë shqiptare. Si fillim, Dervishi premtoi përfundimin e shpejtë të tenderimit për pikën e re doganore në Qafë-Botë të Sarandës dhe të Murriqanit në Shkodër. o.u