E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, 90% e produkteve me etiketa në shqip

• Inspektorati i Sigurisë Ushqimore në Qarkun e Vlorës ka forcuar masat e kontrollit ndaj të gjitha subjekteve që tregtojnë produkte ushqimore të importuara, pa etiketa në gjuhën shqipe.

 Burime nga ky institucion theksuan se, aksioni i radhës nisi dje  fillimisht në doganën e portit të këtij qyteti, për të vazhduar më pas në subjektet e ndryshme, brenda tij. Nga rezultatet e para, është evidentuar se numri i produkteve që importohen pa etiketat në gjuhën shqipe, ka ardhur në ulje. Sipas specialistëve, nga të dhënat rezulton se aktualisht, 90 për qind e produkteve ushqimore që hyjnë në Shqipëri, përmes doganës së portit të Vlorës, janë të pajisura me etiketën përkatëse në gjuhën shqipe, ashtu sikundër parashikohet edhe në kuadrin ligjor. Pak javë më parë, Inspektorati i Sigurisë Ushqimore, ka ushtruar një sërë kontrollesh duke aplikuar edhe gjoba për shkelësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›