Tekstet shkollore, shpërndahen 90% të parave të rimbursuara
• Procesi i shpërndarjes së parave për kompensimin e teksteve shkollore është drejt përfundimit.
ZIRINA LLAMBRO
Subvencioni i teksteve shkollore ka hapur këtë vit një sërë debatesh politike. Akuza të shumta i janë bërë ministrisë nga opozita. Zv/ministri i Arsimit, Halit Shamata dhe drejtori i Postës Shqiptare, Arqile Gorea, (që ka ofruar shërbimin) kanë bërë dje publike shifrat për ecurinë e këtij procesi. “Dua të bëj me dije se deri në fund të muajit mars 2008, është shpërndarë 88-90% e fondit të parashikuar për kompensim dhe deri në fund të muajit prill, pritet që shpërndarja të shkojë 93% të 2.5 milionë eurove, që është vlera totale e fondit në buxhetin e këtij viti”, tha Shamata. Ai theksoi se, në ndryshim nga viti 2006, kur subvencioni u jepej shtëpive botuese dhe u shpërndanë vetëm 73% e fondit me skemën e re, gjërat kanë ndryshuar. “Me këtë proces vlera e kompensimit të teksteve shkollore u kalon drejtpërdrejt përdoruesve, domethënë prindërit dhe nxënësit, në ndryshim nga më parë. Kjo u bë e mundur në sajë të bashkëpunimit me Postën Shqiptare”, nënvizoi zv/ministri. Ai vuri në dukje se, pothuaj në të gjithë zonat ku ka pasur një ndjeshmëri më të lartë për këtë proces si në Kukës, Has, Bulqizë Mat, Tepelenë, Gramsh, Peqin, Kuçovë, Skrapar shpërndarja ka shkuar deri 100% e fondit të parashikuar. Në disa nga qytetet kryesore të vendit si në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Fier, Vlorë, rreth 7% e përdoruesve të teksteve shkollore nuk preferuan kompensimin e garantuar për ta.
Skema e re
Me skemën e aplikuar teksti e ka vlerën e kostos 300 lekë. Shtëpia botuese ka qenë e detyruar të vendosë në kopertinë çmimin real dhe e prodhon tekstin sipas kësaj kostoje, për të cilën është konkurruar dhe certifikuar. Ndërsa me skemën e vitit 2006 sipas MASH, edhe pse vlera e tekstit ishte 300 lekë, shtëpitë botuese vendosnin 150 lekë, ndërsa merrnin koston e plotë të subvencionuar nga ky dikaster. “Në shpërndarjen e subvencionit nuk u shmangën abuzimet. Nga ana tjetër ishte e hapur mundësia që teksti të shtypej nën kosto dhe pa parametrat e kërkuar”, sqaron ministria. Në fakt edhe pse e cilësuar korrekte edhe forma e re e gjetur prej MASH, çaloi dhe nuk u realizua në kohë. Subvencionimi i librave duhet të niste në tetor, gjë që nuk ndodhi. Më pas, Ministria e Arsimit shprehu sigurinë se prindërit e nxënësve do t’i merrnin paratë e teksteve shkollore në fund të dhjetorit. Por edhe ky premtim mbeti në ajër. Kjo ka qenë edhe një nga arsyet që shumë nga prindërit entuziastë në fillim hoqën dorë nga paratë që u takonin. Një tjetër problem mjaft i mprehtë këtë vit ishin radhët e gjata në libraritë pranë shkollave. Në shtator të vitit të shkuar prindër e nxënës u shtypën e u shtynë për të marrë paketat me libra. Vitet e mëparshme ato ishin shpërndarë në shkolla.
Subvencioni, ja kush e përfiton
Masa e subvencionit varion nga 50-100% për kategoritë e ndryshme të nxënësve. Ata që gëzojnë statusin ligjor të jetimit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët, që përdorin tekstet e arsimit bazë dhe të mesëm subvencionohen në masën 100 për qind. Krahas kësaj, fëmijët e familjeve që marrin ndihmë ekonomike përfitojnë kompensim deri në masën 90% për tekstet e arsimit bazë dhe 70% për tekstet e arsimit të mesëm. Për fëmijët e familjeve që nuk marrin ndihmë ekonomike, subvencioni për përdoruesit e teksteve është deri në masën 70% të kostos për nxënësit e arsimit bazë 9-vjeçar. Ndërsa në arsimin e mesëm ata përfitojnë 50 për qind të kostos së teksteve. Në nisje të vitit shkollor në shtator u evidentuan një sërë problemesh me faturat, pasi në jo pak raste ato u lëshuan të parregullta e në copa letrash. Tashmë që kanë kaluar disa muaj, jo pak prej prindërve shprehen se nuk do të shkojnë të sorollaten më për të përfituar subvencionin. Sipas Ministrisë së Arsimit, skema nuk është aspak e dështuar, por është më efektivja dhe nuk lë shkas për abuzime nga mësuesit.