E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Status ligjor për punonjësit socialë”

• Punonjësit socialë i kanë kërkuar dje Ministrisë së Punës hartimin e statusit ligjor për ta, si dhe hapjen e shumë vendeve për ta në sektorin shtetëror.

Kërkesa e tyre ka ardhur në Ditën Botërore të Punës Sociale. Kryetarja e Shoqatës së Punonjësve Socialë të Shqipërisë, Eljona Kulluri, por edhe një sërë përfaqësuesish të tjerë të kësaj kategorie sollën në vëmendje për strukturat shtetërore rëndësinë dhe domosdoshmërinë e hartimit të statusit ligjor për punonjësit socialë profesionistë. Gjatë takimit, ministri i Punës, Kosta Barka dhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, vunë theksin te hapësirat që duhet të krijojnë strukturat shtetërore, të cilat në këtë sektor nuk janë të njëjta me prurjet. Në vendin tonë regjistrohen rreth 1500 punonjës socialë profesionistë, të cilët gjejnë mundësi praktikimi të profesionit të tyre vetëm në administratë shtetërore dhe në të shumtën e rasteve në organizata jofitimprurëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›