Ndoka: Klane të caktuara, monopole në mjekësi
• “Klane të caktuara në mjekësi kanë monopolizuar pavijonet për interesa personale dhe po e shfrytëzojnë pozicionin e tyre për të njëjtin qëllim”.
Ky ka qenë reagimi i ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka, pas akuzave të mjekëve për mungesë reformash e kalbëzim të sistemit shëndetësor. Sipas tij, hedhja poshtë e të gjitha arritjeve dhe përpjekja për të lançuar sistemin aktual, është sa e papranueshme aq edhe spekulative. Ministri nga ana tjetër ka pranuar nënfinancimin e Shëndetësisë. Sipas tij, ndryshimi i situatës ka nevojë për një marrëveshje politike mes pozitës dhe opozitës. “Aktualisht shëndetësia shqiptare ka një financim të ulët, rreth 2.9% të GDP. Nuk arrin të krahasohet as me vendet e tjera të rajonit”, tha Ndoka. Për këtë arsye, ai ka kërkuar në emër të dikasterit që drejton që të gjithë aktorët si politikëbërësit, ofruesit dhe përfituesit e shërbimeve, të përfshihen në procesin e reformimit të shëndetësisë. “Problemet që hasim sot nuk janë vetëm të Ministrisë së Shëndetësisë, por të shoqërisë”. Ndoka ka hedhur poshtë akuzat për mungesë reformash. Ai shton se, ato tashmë janë të prekshme. “Pika më kulmore e këtyre reformave janë dy ligjet themelore të sistemit, ai për kujdesin shëndetësor dhe për financimin e shërbimit shëndetësor, ligje që pritet të bëjnë një ndarje të qartë me modelin e vjetër organizativ dhe të krijojnë një perspektivë të re evropiane për shëndetësinë shqiptare”, është shprehur ministri.