E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni akuzon kundërshtarët, betohet mbi fëmijët për Noemin

 

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka akuzuar kundërshtarët se me sjelljen kundrejt tij duan të hedhin poshtë vullnetin e votës së popullit. Pas raportimeve të shumta mbi sjelljen jo korrekte të kryeministrit në lidhje me një marrëdhënie me një 18-vjeçare, shumë kanë kërkuar dorëheqjen e Berluskonit. Kryeministri ka folur nga spitali i zonës së tërmetit të muajit të kaluar, në Aquila, ku nuk ka lënë pa shfrytëzuar rastin për të kritikuar ashpër “ata që duan të mohojnë drejtësinë e zgjedhjes së lirë të popullit”. Por menjëherë është kundërpërgjigjur opozita, duke këshilluar Berluskonin të mos sajojë akuza të paqena të thëna gjoja kundër tij. “Beteja kundër Berluskonit është një betejë e drejtë dhe ne do ta vazhdojmë atë”, tha një nga liderët e opozitës, Dario Franceschini. Kreu i qeverisë italiane i është kthyer çështjes Noemi, duke deklaruar po nga spitali se “nuk kam thënë asgjë më tepër. Kam deklaruar që në fillim se nuk kam pasur asnjë lloj marrëdhënieje pikante me Noemin, absolutisht jo! Ajo është vajza e miqve të mi. Jam betuar edhe me jetën e fëmijëve të mi”, tha kryeministri italian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›