Bibla shpëton priftin nga plumbi
Një prift evangjelik në Argjentinë ka shpëtuar falë librit të lutjeve që mbante në kraharor. Ndërsa po kryente një meshë në Mendoza, në kishë kishte hyrë një grabitës që donte të merrte paratë dhe telefonat e të pranishmëve, e pasi kanë hyrë dy besimtarë grabitësi është trembur dhe i ka qëlluar priftit drejt e në kraharor. Por libri që mbante ai e devijoi plumbin. Gjithçka kishte ndodhur brenda pak. “Gjithçka dukej se po kalonte qetë, kur papritur kanë hyrë dy besimtarë, hajduti u tremb dhe më qëlloi”, ka komentuar më pas prifti, Mauricio Condorì. Deri në fund prifti kishte besuar se hajduti e kishte qëlluar me një plumb gome, pasi ai nuk ishte lënduar. Por më pas kishte parë librin e lutjeve që ishte shpuar dhe kishte kuptuar se jeta i kishte shpëtuar prej tij. Ai dhe besimtarët e tjerë në kishë e quajtën ngjarjen pa dyshim një mrekulli.