Facebook i gjen djalin pas 27 vitesh
Një grua angleze është bashkuar me të birin pas 27 vitesh falë facebook-ut. Sipas “The Sun”, Avril Grube kishte menduar se nuk do ta takonte më kurrë të birin, Gavin Paros, që kur i ati e kishte rrëmbyer në moshën trevjeçare pas divorcit dhe ishte larguar nga Britania. Djali dhe nëna u bashkuan pasi motra e Avrilit, duke kërkuar me emrin e nipit në facebook, e kishte gjetur atë 1000 milje më larg, në Hungari. Nëna 62-vjeçare po fluturonte nga gëzimi kur mësoi se i biri sapo kishte marrë adresën do të udhëtonte menjëherë për në Angli. Gavin, 30 vjeç, tani kishte familjen e tij. Kur ishte tre vjeç, i ati e merrte për fundjavë sipas vendimit të Gjykatës. Por një ditë ai nuk e ktheu më djalin. Me gjithë përpjekjet e dëshpëruara e ëma nuk kishte arritur ta gjente. Pesë vitet e fundit ai e kishte kërkuar të ëmën, por pa trashëguar informacione nga i ati, që kishte vdekur dy vjet më parë.