E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në traget, 566 pasagjerë në panik

 

Në një traget të linjës mes Napolit dhe Palermos, “Florio”, me 566 persona në bord, papritur ka shpërthyer zjarr duke çuar në panik të gjithë pasagjerët. Zjarri ka nisur në zonën e garazheve, kur anija ndodhej 25 milje larg Palermos. Mes pasagjerëve ishin edhe 65 fëmijë. Të gjithë kanë shpëtuar dhe nuk janë në rrezik jete. 50 janë shtruar në spital nga pasojat e tymit të flakëve. Timonieri i anijes është përpjekur të kthehet në port, por nuk ka mundur, pasi timoni ishte bllokuar. Njerëzit janë shpëtuar nga barkat e shpëtimit dhe karabinierët. Prokuroria e Palermos ka hapur një hetim për zjarrvënie të qëllimshme, pasi nuk janë respektuar normat e udhëtimit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›