E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni bëhet çështje madhe

 

Batuta e Berlusconit një ditë më parë, se Obama ishte “i ri, i bukur dhe i nxirë: ka dhënë efektin e parë diplomatik. Dje presidenti i sapozgjedhur i SHBA ka pasur biseda telefonike me liderët kryesorë të botës duke lënë jashtë vetëm Berluskonin. Nga ana tjetër gazetat më prestigjioze italiane dhe amerikane e kanë quajtur një gafë të rëndë diplomatike batutën e kavalierit. “NY Times” shkruante në editorialin e saj se kryeministri italian “E bëri sërish!”. Por duket se vetë Berluskoni nuk e ka marrë seriozisht batutën e vet. “Jam në humor të mirë edhe pasi kam lexuar të gjithë titujt e gazetave italiane. E dinim që rreth e rrotull kishim shumë budallenj, po nuk e dinim se ishin kaq shumë dhe që do të vetëdeklaroheshin publikisht”. Por duket se skandali i së mërkurës në Moskë nuk ishte vetëm kjo batutë. Po atë mbrëmje Berluskoni ka befasuar sërish me përgjigjet e tij për gazetarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›