Obama, një pro serb shef kabineti
Zgjedhja e parë e Presidentit të ri të SHBA, duket se nuk ka fort nuanca të mira për kombin shqiptar. Kongresmeni Rahm Emanuel, i cili është emëruar shef kabineti, me origjinë hebre, ka pasur gjatë karrierës së tij afeksione të forta me Serbinë. Presidenti i zgjedhur, Barak Obama, tha se Emanuel është një mik i tij i mirë dhe një njeri që kryen punë. Nga ana e tij, Emanuel tha se do të bëjë çdo gjë të mundur që Presidenti i ardhshëm Obama të bashkojë vendin dhe të sjellë ndryshimin për të cilin ka nevojë vendi.
Sipas të dhënave, përfaqësuesi i SHBA-ve, Rahm Emanuel është bërë bashkëkryetar i Komitetit Drejtues Kongresist Serb, një grup bipartizan i përbërë nga ligjvënës, që kujdeset për mirëfunksionimin dhe përforcimin e aleancës historike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë. Komiteti Drejtues Kongresist Serb do të kërkojë të rrisë nivelin e informimit dhe marrëdhënieve miqësore mes SHBA-ve dhe Serbisë. Komiteti Drejtues do të informojë Anëtarët e Kongresit rreth çështjeve që kanë ndikim aktualisht në politikë, në situatën ekonomike dhe atë të sigurisë në Serbi dhe Ballkan. “Serbët janë miqtë dhe aleatët tanë, sepse ata kanë zgjedhur të përfaqësojnë vlerat e demokracisë dhe lirisë”, ka theksuar ai në një dalje publike të disa viteve më parë.
Reagimi në SHBA
Por Emanuel ka patur kontestime edhe në SHBA. Një kongresmen republikan, John Boehner, kritikoi konfirmimin e Rahm Emanuel si shef stafi duke thënë se ishte ironike po të konsiderohej premtimi i Obamës se do të udhëhiqte nga qendra. Zoti Emanuel, një strateg i Partisë Demokratike njihet për stilin e fortë dhe agresiv. Por kryetari i komitetit kombëtar demokrat, Howard Dean, i tha BBC se zoti Emmanuel ishte përzgjedhja e duhur:
“Mendoj se çdo president ka nevojë për një person të fortë dhe të zgjuar si shef stafi brenda në Uashington. Unë natyrisht që kam pasur përplasjet e mia me Rahm Emanuel, por ai është absolutisht personi i duhur për këtë post dhe jam shumë i kënaqur që senatori Obama ka zgjedhur një person me përvojë që e njeh Uashingtonin që të jetë shefi i stafit të tij”.
Takimi ekonomik
Obama është takuar dje me ekipin e tij ekonomik në Çikago, ndërkohë që përgatitet të konfrontojë krizën ekonomike të vendit. Në ekipin e tij ekonomik bëjnë pjesë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të qeverisë dhe disa ekzekutivë shumë të njohur, si investitori legjendar Warren Buffett. Në takim janë gjithashtu të pranishëm ish-Sekretari i Thesarit, Laërence Smmers dhe ish- kryetari i Rezervës Federale, Paul Volcker, që janë përmendur si kandidatë të mundshëm për postin e Sekretarit të Thesarit. Zoti Obama pritet të shpallë zgjedhjen e tij së shpejti. Pas takimit, Presidenti i zgjedhur do të japë një konferencë shtypi, e para që nga vitorja në zgjedhjet e 4 nëntorit.
Tërheqja
Shtëpia e Bardhë ka bërë një hap mbrapa dje në publikimin e emërimeve të reja në stafin presidencial të Barack Obama. Një zëdhënës i zyrës se Presidentit të ri ka bërë të ditur se Obama nuk do të përmendë asnjë emër në konferencën e tij të parë për shtyp si President. Nga e njëjta zyrë kishin dalë më parë zëra se dje do të kishte një zyrtarizim të emërimeve.
Al-Kaeda: Liderët e rinj të SHBA të bëhen myslimanë
Barak Obama duhet të bëhet mysliman. Kjo është thirrja e parë pas zgjedhjes së afroamerikanit si lider i SHBA, nga Alkaeda. Mesazhi i pjesës së Irakut të organizatës terroriste është nënshkruar nga Abu Omar al Baghdad, emir i Shtetit Islamik në Irak, një shoqatë grupesh terroriste. Kjo është deklarata e parë e Alkaedës pas zgjedhjes së Obama dhe duket se ka me vete shenja të forta mosbesimi, pasi kushti i vënë, pra kthimi në mysliman i liderëve, është pasuar me fjalët se “paqja do të jetë me ata që ndjekin rrugën e drejtë”. Mesazhi prej 23 minutash kërkon edhe largimin e trupave nga Iraku dhe mosndërhyrje në punët e brendshme.
Mërzitet qeni i Bush, kafshon gazetarin
Qeni i Presidentit në detyrë, Bush, duket se është anëtari më i mërzitur i Shtëpisë së Bardhë. Obama theksoi se bashkë me familjen në Shtëpinë e Bardhë, ai do të merrte edhe anëtarin më të ri, një qen të vogël. Por Barney, qeni aktual i Shtëpisë së Bardhë duket se nuk e ka pritur mirë këtë lajm. Dje, terrieri skocez ka kafshuar një gazetar të Rojter që dilte nga një sallë shtypi. Ndërsa Jon Decker përpiqej të përkëdhelte qenin, ai është bezdisur dhe e ka kafshuar në një gisht. Decker me gishtin e gjakosur është mjekuar në Shtëpinë e Bardhë dhe do të bëjë tetanosin. “Thjesht u tremba, asgjë tjetër”, theksoi gazetari.
Medvedev-Obama, takimi i parë në samimin e G20
Presidenti i ri amerikan Obama mund të takohet me homologun rus Dmitri Medvedev gjate samitit te G2O. Ai eshte planifikuar te mbehet me 15 nentor ne Uashington. Lajmin e ben te ditur Kremlini, duke shtuar se po zhvillohen konsultime per takimin e pare mes dy lidereve. G20 do te diskutoje per krizen ekonomike qe ka perfshire shume vende. Por takimi vjen në një moment jo fort të mirë në marrdhëniet mes dy vendeve. Një ditë pas rezultatit të zgjedhjeve, rusia vendosi ti drejtojë raketat e veta kundër atyre amerikane në veropë. Analistët politikë theksuan se kjo lëvizje ishte përballja e parë e liderit të ri të SHBA me Rusinë.