Berluskoni i sigurt: Shevçenko kthehet!
Presidenti i Milanit nuk heq dorë nga shpresat për të riparë Andrij Shevçenkon me fanellën kuqezi. Sulmuesi ukrainas vazhdon të mbetet "i preferuari" i Silvio Berluskonit: "Po tentoj me të gjitha mënyrat që ta rimarrim dhe ka shumë shanse që t‘ia arrijmë qëllimit". I ftuar në televizionin "La7", njëshi i kampionëve në fuqi të Evropës ka folur edhe rreth deklaratave të trajnerit, Karlo Ançeloti, që pak kohë më parë ishte shprehur se Sheva nuk i nevojitej në skuadër. "Në ato momente Ançeloti tha vetëm mendimin e tij, shpjegoi Berluskoni. Megjithatë, nuk ekziston asnjë problem, pasi me trajnerin kam biseduar personalisht...". Pas dëmtimit të Ronaldos, gjendjes fizike të paqëndrueshme të Inzagit dhe formës së dobët të Xhilardinos, ukrainasi është një përforcim mjaft i vlefshëm për Milanin. Shevçenko është transferuar dy vjet më parë te Çelsi, por aventura e tij në Britaninë e Madhe mund të konsiderohet e dështuar.
Kuqezinjtë vazhdojnë të jenë edhe më shumë aktivë në merkato, ku synimi kryesor vazhdon të jetë braziliani i Barcelonës, Ronaldinjo. Bisedimet me klubin katalan vazhdojnë. Mes të tjerave, Berluskoni ka konfirmuar se të martën, së bashku me administratorin e deleguar, Adriano Galini, kishte planifikuar të darkonte me presidentin "blaugrana", Laporta. Gjithsesi, takimi nuk është realizuar, pasi në momentin e fundit, numri 1 i Barçës duhej të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fund, Berluskoni nuk tërhiqet mbrapa kur bëhet fjalë për të dhënë një parashikim rreth supersfidës Juventus-Milan, që do të luhet të shtunën: "Shpresoj të jetë një ndeshje e bukur, spektakolare. Milani do të luajë për të qenë padrone e fushës, të ketë lojën në dorë dhe të fitojë me meritë".