E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA, Shqipëria bie dy vende në renditje

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur dy vende në renditjen e FIFA-s, duke qenë tashmë e 76-ta në botë dhe e 39-ta në Evropë. Ky hap mbrapa ka ardhur edhe falë inaktivitetit të kombëtares shqiptare gjatë muajit të kaluar, kur të gjitha përfaqësueset e tjera zhvillonin ndeshje miqësore. Shqetësimi më i madh vjen nga fakti se Shqipëria vazhdon të humbë terren në renditjen evropiane, e cila është përcaktuese në hedhjen e shortit për aktivitetet ndërkombëtare. Për sa u përket kundërshtarëve të kuqezinjve në eliminatoret e Botërorit 2010, Portugalia ka humbur një vend në renditje, duke qenë tashmë e 9-ta në botë. Suedia dhe Danimarka kanë ruajtur përkatësisht vendin e 24-t dhe të 33-të në renditje, ndërsa Hungaria ka humbur 5 pozicione, duke qenë tashmë e 56-ta në renditjen e FIFA-s.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›