E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni i uron me telefon fitoren kryeministrit Berisha

Kryeministri i Italisë,  zoti Silvio Berluskoni, i ka telefonuar sot pasdite Kryeministrit Sali Berisha për ta uruar për fitoren e mandatit të dytë, duke e cilësuar këtë fitore si një meritë të veçantë të Kryeministrit Berisha dhe rëndësi e madhe për vazhdimin e reformave të vendit dhe integrimit të tij në Bashkimin Europian. Kryeministri italian Berluskoni e përgëzoi Kryeministrin Berisha për koalicionin që ka bërë me zotin Ilir Meta dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke u shprehur se “ky është veprimi i duhur që unë personalisht e përshëndes”. Gjithashtu, Kryeministri italian Berluskoni theksoi se ky përbën një koalicion premtues për Shqipërinë. Kryeministri Berluskoni e siguroi Kryeministrin Berisha se ai dhe qeveria italiane do të japin një mbështetje të fuqishme dhe të gjithanshme qeverisë së re, në rrugën e saj drejt zhvillimit dhe integrimit të vendit në BE. Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen Kryeministrit italian Silvio Berluskoni për mbështetjen e përhershme që i ka dhënë Shqipërisë dhe Kryeministrit Berisha në veçanti, si dhe i shprehu vendosmërinë e tij dhe të qeverisë së tij për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.       

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›