E Hënë, 2 Nëntor 2026

Për një femër, nxënësi i klasës së gjashtë,plagos me thikë, nxënësin e klasës së 7

24/04/2005  Pas grinjes, i plagsouri jashtë rrezikut për jetën

PATOS - Pa u shuar ende jehona e dhimbshme e vrasjes së mësuesit në Zogaj, dhe problemit që nxënësit shkojnë të armatosur në mësim, një tjetër ngjarje e bujshme ka tronditur mësuesit dhe nxënësit e shkollës “Hekuran Maneku” të qytetit të Patosit. Një nxënës i klasës së VII B, Fasteriol Ymeti, është goditur me thikë nga Lediaon B., nxënës i klasës së VI të kësaj shkolle, për arsye banale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.30 minuta pas mbarimit të orës së katërt të mësimit në shkollën 9-vjeçare të qytetit të Patosit. Shkaku i plagosjes, sipas të dëmtuarit, ka qenë sepse autori së bashku me disa djem të tjerë, nxënës të kësaj shkolle, i kanë ngacmuar motrën e shokut të tij dhe se kjo gjë nuk i ka pëlqyer fëmijës. Ai është hedhur për të mbrojtur “nderin” e vogëlushes, por ata e kanë grushtuar dhe më pas njëri prej tyre e ka goditur me thikë në organet jetësore.

Menjëherë pas aktit, ndërsa agresori dhe grupi i tij janë larguar me shpejtësi, i dëmtuari është çuar menjëherë në spitalin civil të Fierit, ku i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal. Sipas mjekut kirurg që e ka operuar mësohet, se Fasteriol Ymeti ka dëmtim të cipës së mushkërisë, pasi thika i ka goditur cipën e këtij organi dhe vogëlushi ka shpëtuar me milimetra.

Gjithsesi, sipas burimeve nga vendngjarja, 13-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Babai i djalit pohon se po ndodh një katastrofë e madhe në sistemin arsimor, ku nxënësit shkojnë në shkollë të armatosur dhe se krimi ndodhi dhe kësaj here vetëm 1 m larg shkollës, sapo kaluan oborrin e saj.

”Megjithatë, vazhdon ai, ka edhe djali im faj, pse duhej të zihej me ta? I ati i djalit agresor ka ardhur dhe më ka kërkuar falje dhe unë e kam falur. Shyqyr që më shpëtoi djali. Po nëse ky i ka sharë ata, të paktën edhe ata ta shanin dhe jo ta godisnin, aq më tepër me thikë”, ka përfunduar babai i të plagosurit.

Ndërsa vetë nxënësi i klasës së shtatë ka treguar, nga krevati i spitalit civil të Fierit, për gazetën “Metropol”, se sapo kishte dalë nga shkolla e kishte mbaruar ora e katërt, kur është ndodhur përballë tyre.

“Ata më fyen dhe më shanë, pse unë kisha ndërhyrë një ditë më parë, sepse ata fyen një vajzë. Njëri prej tyre, Ledioni, më goditi dhe më pas janë larguar. Ndjeva gjakun që rridhte, pastaj më sollën në spital”.

Fasteriol Ymeti ka treguar se ngjarja ka ndodhur sapo ata kanë dalë nga dera e jashtme e shkollës dhe se skena nuk është parë nga mësuesit e tyre.

Në 3 ditë, 2 ngjarje të rënda

Pistoletat e thikat, armët e nxënësve të shkollave

Në 72 orët e fundit, dy ngjarje të rënda që kanë prekur sistemin arsimor janë shënuar nga policia. Vrasja e mësuesit të histori-gjeografisë, Ilir Aliaj, në fshatin Zogaj të Tropojës dhe plagosja e një gjimnazisti, janë pasuar nga plagosja me thikë e një të mituri, akoma në shkollën nëntëvjeçare. Armbëmbajtja, qoftë ajo e armëve të ftohta, apo dhe e armëve të zjarrit, duket se po kthehet në “modën” fatale për të rinjtë, të cilët në vend të librave e përfitimit të dijeve, shkollën po e kthejnë në fushë beteja “kaubojsish”. Ndërkohë që aktet e dhunës mes shkollarëve nuk janë të pakta në shkollat tona, aq sa jo në pak raste është kërkuar dhe ndërhyrja jo vetëm e mësuesve, por edhe e policisë për t’i shuar grindjet e të miturve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›