“Mësuesja e fizikës na kërkonte hapur lekë për të kaluar klasën”

24/04/2005 Flet mësuesja kujdestare. Për të, nxënësi i saj ishte si gjithë bashkëmoshatarët
Varroset Mitoni, nuk merr pjesë mësuesja e fizikës
FIER - Vetëm dy muaj dhe 14-vjeçari Miton Zaka përfundonte
shkollën 9-vjeçare “Andon Xoxa”, të qytetit të Fierit, për të vazhduar më pas shkollën e mesme. Ëndrra e tij, sipas nxënësve të klasës së VIII C, me mësuese kujdestare Ilirjana Lushkaj, ishte që të bëhej muzikant. Por kjo ëndërr nuk u bë kurrë realitet.
Rreth orës 15.00 të ditës së djeshme, nxënës e shokë të klasës e shkollës, mësuesë dhe të afërm, por edhe familjarë, me lot në sy
kanë përcjellë për në banesën e fundit, trupin e pajetë të shokut të tyre, Miton Zaka, banues në lagjen “Sheq i Madh”.
Në funeral ishin gjithë mësuesit, ndërsa mungonte vetmë njëra prej tyre, mësuesja e fizikës, Frida Davidhi, ku Mitoni kishte marrë gjashtë nota pakaluese, katra.
Mësuesja kujdestare Ilirjana Lushkaj, nuk e fsheh tronditjen për nxënësin e saj, ndërsa në një intervistë për gazetën “Metropol”, e “prezanton” atë, si një nxënës, sikurse gjithë moshatarët e tij.
Çfarë lënde jepnit ju?
Unë jap muzikë në klasën time kujdestari dhe në klasa të tjera të teta.
ǒkarakter kishte nxënësi juaj?
Oh, si tani e kam parasysh të qeshurën e tij, gazin e tij dhe jam e shokuar që ditën e djeshme. Ai ishte çapkën, si gjithë fëmijët e kësja moshe, i zgjuar, por kohët e fundit kishte rënie në mësime.
Përse kishit kërkuar takim me prindërit e tij?
Para një jave, ne kemi bërë mbledhje me prindërit dhe ata nuk erdhën. Meqë Mitoni kishte katra shumë në fizikë, i thirra për të biseduar, pasi kohët e fundit ishte bërë pak dembel në mësime. Kjo është detyra ime.
Nxnënësit, bashkëmoshatarë të Mitonit, akuzojnë
FIER – “Mësuesja e fizikës na kërkonte hapur lekë për të kaluar klasën”. Kjo është akuza më e rëndë e bërë dje nga nxënësi i klasës së VIII C, Ardit Zaka, njëkohësisht edhe kushëri i Mitonit, me të cilin ishte kthyer ditën e vetëvrasjes nga shkolla.
Ndërkohë nga bisedat me nxënësit, tepër të ndjeshëm për vdekjen e parakohshme të shokut të tyre, gazmor dhe çapkën, por që shpesh
mërzitej edhe nga ndonjë notë pakaluese, ata pohojnë se kanë vendosur që mësuesen e fizikës të mos e pranojnë më t’u jap mësim, madje me revoltën e tyre fëminore, ata shprehen se do bëjnë çmos që ta largojnë nga shkolla.
Ardit, ti ke qenë i fundit që e ke takuar?
Po jemi kthyer së bashku nga mësimi. Ai kishte frikë nga notat që kishte marrë. Mësuesja i kishte kërkuar prindin dhe ai shkoi tek ata në dyqanin e mishit, ku punonin. Mitonin nuk e pashë kur është kthyer nga prindërit, por më vonë mora vesh se ishte varur.
Ishte tip depresiv?
Jo, po i ngelte qejfi menjëherë për ndonjë gjë. Megjithatë ishte fëmijë i mbarë dhe gazmor.
Si i kishte marrëdhëniet me mësuesen e fizikës. A ua tregonte notat që merrnit?
Jo, përkundrazi, Mitoni mësoi ditën e fundit për 6 katrat. Ajo e kishte inat Mitonin se ai nuk vente në kurs. Mësuese Frida kërkonte me çdo kusht të shkojnë nxënësit në kurs, madje hapur ka kërkuar edhe lekë për të kaluar klasën. Ndaj, ne kemi vendosur që të mos e pranojmë më në klasë, në shenjë proteste.
Reagon mësuesja e fizikës dhe drejtori i shkollës
“Notat nuk mund të ketë qenë e vetmja arsye”
Mësuesja e fizikës, Frida Davidhi, sipas burimeve në polici, mësohet të ketë thënë se ndjehet shumë keq për thashethemet e krijuara rreth saj si shkak.
Gjithashtu, mësuesja e fizikës mësohet se nuk ka pranuar që ajo jep kurse, madje tri katra ajo i ka vendosur në testim, ndërsa tri katra të tjera me gojë.
Ajo shprehu edhe keqardhje për mosvajtjen e saj në varrim, për shkak të gjendjes së rënduar nervore dhe ngarkesës emocionale. Sipas saj, ajo është ruajtur edhe nga ndonjë incident me familjen e acaruar të nxënësit të saj.
Ndërsa drejtori i shkollës 9-vjeçare “Andon Xoxa”, Petrit Baboçi, lidhur me akzuat e nxënësve, ka bërë bërë të ditur se mësuesja e lëndës së fizikës, Frida Davidhi, është një mësuese e vjetër dhe me përvojë të mirë në mësimdhënie.
“Notat nuk mund të ketë qenë e vetmja arsye”, shprehet Baboçi.
Flet Fatjon Skënderi, shoku i klasës së Mitonit
“Nga frika e katrave, ndoshta vari veten”
FIER - Fatjon Skënderi është njëri prej shokëve të klasës së Mitonit, i cili tregon se katrat në lëndën e fizikës dhe frika për to nga prindërit, detyroi shokun të vetëvarej.
Sipas Fatjonit, Mitoni ishte një nxënës që kishte prirje në muzikë, ndërsa në lëndët e tjera, kishte një vijueshmëri si të gjithë të tjerët, shokët e moshatarët e tij.
Fatjon, ti ishe në një bankë me Mitonin apo jo?
Po, unë rrija në bankë të fundit së bashku me Mitonin. Ai ishte një shok shumë i mirë dhe i dashur me të gjithë. Bënte shaka dhe i pëlqente të luante si çdo çun i moshës.
Po për të mësuar, a mësonte. Si ishte me mësime?
Po, nuk ishte i keq, ai mësonte shumë, sidomos në matematikë, kimi, muzikë që kishte talent, por mësonte me hope. Ishte shumë i zgjuar veçse.
Po në fizikë a mësonte?
Po, por mësuesja e fizikës i kishte vendosur gjashtë katra dhe nuk i kishte thënë asgjë. Mitoni mori vesh ditën e fundit që i ishin bërë gjashtë katra. Edhe unë vetë kam marrë pesë katra në fizikë, ndërkohë që nxënësit e tjerë mezi janë plotësuar me nga dy nota. Ne me mësuesen e fizikës, Frida Davidhi, bëjmë vetëm dy herë në javë.
Si mendon ti, pse e bëri Mitoni këtë akt?
Ka pasur frikë se mos e rrihnin prindërit, besoj, ose nga turpi i katrave në fizikë. Mësuesja kujdestare Ilirjana Lushkja i kërkoi prindërit dhe ai kishte turp të vinin.
Precedentët
12 shkurt 2005
FIER - Esmeralda Cene, nxënëse në klasën e V-të në shkollën 9-vjeçare “Jani Bakalli”, u gjet e pajetë në tualetin e shtëpisë, e varur me shallin e saj.
16 shkurt 2005
TIRANË – Johana Rajdho, 11 vjeçe, nxënëse e klasës së V-të në shkollën 9-vjeçare “Ramazan Jarani”, var veten për shkak të një note katër që kishte marrë në një provim.
20 shkurt 2005
POGRADEC – Në haurin e shtëpisë, pas grindjes me vëllanë, var veten Erila Elezi, 13 vjeçe, nxënëse e klasës së VII-të të shkollës 9-vjeçare të fshatit Velçan, të zonës së Mokrës.
23 shkur 2005
PATOS – Nxënësi i klasës së VIII, të shkollës 9-vjeçare “Meleq Gostinishti”, në Patos, Endrit Goxhaj vetëhelmoet me gjysmë kokërr fostoksine, të cilën e piu pas një basti.
12 prill 2005
LUSHNJE – Donald Çela, 12-vjeçari nga fshati Sfolat, i rrethit të Lushnjës, u gjet i vetëvarur në një pemë pranë kasolles së tyre. Familjarët e viktimës mohuan vetëvarjen.
22 prill 2005
Fier – Var veten në portën e shtëpisë, Miton Zaka, pas gjashtë katrave në lëndën e fizikës, nxënësi i klasës së VIII të shkollës 9-vjeçare “Andon Xoxa”.