E Shtunë, 31 Tetor 2026

“E vërteta e trajtimit financiar të ushtarakëve dhe

Intervistë e majorit Aleksandër Mihali

Ju i përkisni asaj kategorie të grupit social të ushtarakëve që kanë shërbyer me dhjetëra vjet në FA dhe sot ndodhen në rezervë, lirim e pension. Si të tillë jeni edhe përjetuesit real të së drejtës së trajtimit me sigurime shoqërore suplementar nga statusi i ushtarakut, ligji përkatës i këtij trajtimi dhe vendimit përfundimtar të formës së prerë të Gjykatës Kushtetuese nga njëra anë si dhe qëndrimit dhe veprimit për ti kundërshtuar e moszbatuar ato nga institucionet e shtetit nga ana tjetër, të cilat kanë çuar në protesta këtë kategori ushtarakësh që nga fundviti 2005 e deri në këtë fillim vitit të 2008-ës.

ǒmund të na thoni për këtë? Cilat janë arsyet që ushtarakët i kanë shtyrë në këto protesta të pafund?
Protestat e ushtarakëve lidhur me çështjet e sigurimit shoqëror suplementar kanë nisur herët, që nga miratimi i ligjit të parë të sigurimit shoqëror suplementar të ushtarakut në zbatim të statusit të 3 korrikut 1991, u riaktivizuan në vitin 1998. Më 1 janar të vitit 2000 u kalua në zbatimin e ligjit të marsit 1996 të ndryshuar më 30 korrik të vitit 1999 dhe ushtarakët filluan të trajtohen me pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe pensione suplementare nga 1 janari 1999. Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të statusit të ushtarakut të 23 marsit 2004 dhe të ligjit Nr. 9418, datë 20.05.2005 ”Për sigurimin shoqëror suplementar të
ushtarakëve të FA të RSH”, u duk se çështja e trajtimit të ushtarakëve me sigurime shoqërore suplementare mori udhë të mbarë, por, për çudi nuk rezultoi kështu. Në çastin kur do kalohej në zbatimin praktik të ligjit, çuditërisht u kërkua ndryshimi i ligjit dhe u realizua ai pavarësisht protestave të
ushtarakëve. Këto u bënë edhe shkas që ushtarakët të kërkojnë me të gjitha mjete, rrugët e format demokratike zbatimin e të drejtave të fituara nga statusi dhe nga ligji i sigurimit shoqëror suplementare. Protestat kanë qenë të gjithëfarëllojëshme si me letra, kërkesa e ankesa zyrtare drejtuar organeve qendrore të pushtetit shtetëror vendase e institucioneve ndërkombëtare, si
dhe me tubime në rrethe dhe këtu në kryeqytet. Arsyet që i detyrojnë ushtarakët të jenë në protestë për të tretin vit radhazi janë të shumta. Në këto bëjnë pjesë; mos plotësimi i të drejtave që statusi u ka njohur ushtarakëve për trajtim suplementar; trajtimi me pensione të parakohshme dhe suplementar
në kundërshtim të plotë me skemën e përcaktuar nga statusi dhe ligji; vazhdimi i dhënies së këtyre pensioneve me ligj e përcaktime ligjore të shfuqizuara; mosshlyerja e detyrimeve ligjore të institucioneve të shtetit për nxjerrjen e akteve
ligjore e nënligjore në zbatim të detyrimeve ligjore dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese si zvarritja e qëllimshme që bëhet në këtë drejtim për të përligjur më tej keqtrajtimin e ushtarakëve të etiketuar nga pushtetmbajtësit e sotëm si të majtë dhe kundërshtarë.

Me ç’duket strumbullarin e protestave e përbënë kërkesa për zbatimin e statusit të ushtarakut. Pse ndodh kjo dhe pse ushtarakët duhet të trajtohen me status të veçantë, kur ekziston një Kod Pune dhe një status i nëpunësit?
Po e filloj nga kjo e fundit. Në shoqëri ka ndarje shoqërore të punës. Në këtë kuadër, veprimtaria ushtarake (shërbimi ushtarak) është një ndër veprimtaritë e kësaj ndarje. Ky shërbim është
veprimtari e veçantë që kryhet në një institucion të veçantë, i cili dallon për nga misioni, organizimi, funksionimi që nuk janë të njëjta dhe nuk ezaurohen as nga Kodi i punës dhe as nga statusi i nëpunësit civil. Ashtu si statusi i nëpunësit civil, statusi i dëshmorëve dhe veteranëve, statusi i invalidëve dhe Kodi i Punës etj., është akti ligjor i cili përcakton, sanksionon, respekton dhe mbron pozitën e veçantë që ka secili grup social. Statusi i ushtarakut në vetvete, është akti ligjor, i cili merr në vlerësim vendin dhe rolin e FA dhe për rrjedhojë edhe të ushtarakëve në shoqërinë demokratike dhe shtetin ligjor të së drejtës; vlerëson rëndësinë e misionit të shërbimit ushtarak në shërbim të shoqërisë e të shtetit si dhe veçorit, privacionet, vështirësitë dhe rreziqet që ky shërbim bart. Nga ana tjetër, ai përcakton detyrat, të drejtat, kufizimet dhe pozitën shoqërore, sociale dhe ekonomike të ushtarakëve duke i
marrë në mbrojtje dinjitetin e personalitetin, mirëqenien e familjen në përputhje me stadin e zhvillimit shoqëror, ekonomik e demokratik të vendit. Në këtë kuptim statusi përfaqëson kështu “kushtetutën” e ushtarakut. Zanafillën statusi i ushtarakut e ka që në kohën e luftërave napoloniane. Nga fundi i viteve 1800 dhe
fillimi i viteve 1900, ishin i vetmi grup social i shoqërisë në vendet e mëdha e të zhvilluara që gëzonin status të veçantë dhe trajtoheshin me status të veçantë. Në Shqipëri ai u bë realitet që në periudhën e qeverisjes së Zogut, u konfirmua edhe në vitin 1953 me ndërprerje më 1966 dhe në korrik 1991 ushtarakët tanë rifituan statusin e tyre të veçantë, status i cili pësoi ndryshime cilësore me ligjin në mars 2004, me miratimin e ligjit Ligjit Nr. 9210, datë 23.03.2004“Për statusin e ushtarakut të FA të RSH”. Pajisjen e ushtarakut me status, si kudo edhe në Shqipëri e kanë diktuar dhe e diktojnë të qenit pjesëtar i institucionit më total të shoqërisë e të shtetit; specifika e misionit të veçantë e misionit të shërbimit ushtarak, si një shërbim thjeshtë dhe plotësisht në të mirë dhe për të mirën e shoqërisë e të shtetit, për ti garantuar vendit e shoqërisë lirinë e pavarësinë, tërësinë territoriale si dhe zhvillimin ekonomik, shoqëro, politik e social në kushte të qeta e paqësore.
Le të ndalemi në secilën prej këtyre. Të shërbyerit në institucionin më total të shoqërisë e të shtetit. Ndryshimi i madh thelbësor që qëndron midis veprimtarive shoqërore e shtetërore, në institucionet shtetërore e publike, shërbimit ushtarak ka dituar dhe dikton vlerësimin, respektimin, garantimin dhe mbrojtjen e veçantë ligjore, nëpërmjet atij ligji që është emërtuar status i ushtarakut. Këtë mbrojtje nuk ja bënë dot as kodi i punës dhe as statusi i nëpunësit civil, pasi këto dy akte nuk marrin në vlerësim e konsideratë veçorin e shërbimit ushtarak. Njëra anë kjo, ana tjetër ka të bëjë me faktin se; nëse në shoqërinë qytetare demokratike ka pluralizëm në FA mbizotëron ligji dhe ka hierarki. Nëse në komunitetin shoqëror jashtë Forcave të Armatosura ekziston e drejta për të qenë i lirë, në FA kjo e drejtë kufizohet me Kushtetutë e ligje dhe aty veprohet vetëm me rregullore e urdhra nga zgjimi në pushim. Urdhri është ligj, bindja detyrim. Nëse në shoqëri ka ndarje të pushteteve në FA ka centralizëm. Ushtaraku nuk i përket vetes e familjes së tij, por shoqërisë e shtetit. Në ndryshim nga pjesëtarët e
administratës shtetërore dhe ata të sektorëve publik, ushtarakët janë shërbëtorë të shtetit të detyruar të bëjnë atë që u kërkon dhe i detyron shteti mbi bazën e Kushtetutës e të ligjeve në zbatim të Kushtetutës, por jo pushteti dhe pushtetmbajtësi. Në këtë kontekst e vetmja e drejtë që ata kanë është; të binden dhe të përsosin instrumentin e bindjes. Bindja deri në vetëflijim përbënë dhe është virtyti më i lartë i ushtarakut. Nuk ndodh e nuk mund të ndodh kështu me civilët, pavarësisht se në ç’fushë të veprimtarisë shoqërore e shtetërore janë caktuar të shërbejnë.
Bindja e tyre shkon deri në atë pikë e në atë masë sa nuk u prishen apo cenohen interesat vetjake e familjare. Kur cenohen ato, civili është i lirë të zgjedh, të qëndrojë apo të largohet nga ai pozicion ku është vendosur. Kjo nuk i lejohet dhe këtë nuk mund ta bëjë ushtaraku. Përkundrazi, ai është i detyruar të bindet deri në fund edhe pse bindja mund ti kushtojë me jetë. Nëse nuk bindet, ndëshkohet dhe dënohet rëndë. Përveç këtyre, të vepruarit në këtë institucion imponon: Së pari; një sërë privacinesh. Me ligj ushtarakut i ndalohet: Të jetë anëtar i partive politike, i organizatave a shoqatave me karakter politik, si dhe të marrë pjesë në veprimtaritë politike që organizohen prej tyre. Të bëjë greva. Të përdorë pronën shtetërore për përfitime vetjake. E vetmja pronë e tij janë reparti dhe efektivi ku shërben, krahas familjes dhe shtëpisë së banimit ai nuk është pronar por shërbëtor, shërbëtor që sakrifikon nga vetja e familja e tij për të mirën e në të mirën e shoqërisë dhe të shtetit. Të bëjë pushime apo të shkojë për vizita tek të afërmit e tij jashtë vendit pa marrë leje me shkrim. Përveç këtyre, nëse ushtaraku largohet nga shërbimi (detyrimi) para afatit, ai detyrohet të shlyeje shpenzimet për vitet e pa plotësuara, pra, çdo ushtarak, nënoficer, oficer i cili nuk ka mbushur moshën 12 vjet femrat dhe 15 vjet meshkujt dhe largohen nga shërbimi aktiv i përhershëm ushtarak pa shkaqe të përligjura, ai detyrohet të paguajë shpenzimet për arsimimin, kualifikimin e tij për vitet që mbetet borxh. -Nëse largohet pa pëlqimin e miratimin nga shërbimi ushtarak, dënohet si dezertor. Në këtë rast ai veç shlyerjes së shpenzimeve, shpallet dezertor dhe për këtë i nënshtrohet dënimit penal sipas kodit penal ushtarak. Mbikoha e punës nuk i trajtohet e paguhet. Edhe pse është i detyruar të paraqitet në repart jashtë orarit zyrtar, ditët e pushimit dhe të festave, kur kërkohet apo caktohet me shërbim ushtaraku, ai as nuk paguhet,
as merr shpërblim për atë kohë, por në rast mos paraqitje masa ndëshkuese ndaj tij shtrihet deri në dënim penal. Nëse nuk përparon në gradë pret marrëdhëniet e shërbimit, del në rezervë ose lirim dhe i mohohet e drejta e ushtrimit të profesionit.
-Në kohën e pushimit nëse thirret në repart duhet të paraqitet, në të kundërt ti nënshtrohet ndëshkimit deri në nxjerrjen në lirim dhe ndjekjen penale e dënimin me burgim. Ushtaraku nuk mund të vazhdojë të arsimohet apo kualifikohet pa pëlqimin dhe lejen e institucionit përkatës ushtarak. Ushtaraku nuk mund të vishet si të dojë, por vetëm me uniformë ushtarake. Çdo cenim i uniformës
shoqërohet me ndëshkim. Së dyti; bart shumë vështirësi. Jeta dhe veprimtaria ushtarakë është plot vështirësi, sakrifica e rreziqe dhe ushtaraku është i detyruar tu nënshtrohet, të përballët dhe ti kapërcejë ato. Kështu, ai ka qenë dhe është i detyruar të veprojë nën urdhra e komanda dhe ti zbatojë ato pa hezitim, në
kohë e përpikëri. Në të kundërt ndëshkohet. Është i detyruar që për gjithçka të marrë leje, të marrë leje për të folur, të marrë leje për të lëvizur, të marrë leje për të pirë e për të ngrënë.
Është i detyruar të pushojë apo të hajë me urdhër e komandë. Është i detyruar të zbatojë urdhrin edhe pse ai nuk ka të bëjë me funksionin, detyrën apo misionin e tij. Është i detyruar të paraqitet në repart edhe jashtë kohës normale të punës, ditën apo natën edhe pse për të nuk paguhet. Është i detyruar të kryejë shërbim 24 orësh, duke u paguar vetëm për 8 orë dhe pas përfundimit të shërbimit të mos pushojë, por të vazhdojë punën për kryerjen e funksionit organik. Ushtaraku ka qenë dhe vazhdon të jetë i detyruar të hajë jashtë kushteve normale të të ushqyerit. Është i detyruar të flejë jashtë apo në çadër pa mjetet e nevojshme. Asnjërës prej këtyre nuk u nënshtrohet dhe nuk provon punonjësi i administratës shtetërore apo ai i sektorëve publik. Edhe të përndjekurit dhe të burgosurit nuk i janë nënshtruar e nuk i nënshtrohen këtij fati. Përveç këtyre: ushtarakut i duhet dhe është i detyruar të qëndrojë me muaj të tërë larg familjes, të mos ndodhet kur sëmuret, shtrohet në
spital pjesëtari i familjes, në mos edhe të mos ndodhet edhe kur ata ndërrojnë jetë. Të gjitha këto por edhe të tjera, shoqërohen
me:Amortizim fizik, moral e shëndetësor shumëfish më të madh se ai i punonjësve të administratës shtetërore dhe punonjësve të sektorëve publik, për shkak të tensionit moralo psikologjik që buron nga rreziqet me të cilat përballet dhe të kohëzgjatjes teje çdo mase të kohës së shërbimit e punës. Jetëgjatësia e ushtarakëve për të gjitha këto ka qenë dhe është më e ulët se e gjithë pjesëtarëve të shoqërisë civile pavarësisht nga sektori ku kanë punuar apo punojnë. Le të publikohen statistikat si për periudhën socialiste dhe këtë kapitaliste dhe ka për të parë
politika, pushteti dhe shoqëria civile se sa vite kanë sakrifikuar ushtarakët nga jeta e tyre për ri shërbyer shoqërisë dhe shtetit të tyre, shërbëtorë të të cilëve kanë qenë dhe janë. Së treti; paraqet shumë rreziqe për jetën. Ushtaraku vepron e punon në kushte rreziku eminent për jetën e tij, të kolegëve apo vartësve të tij. Ai në shumë raste ndodhet me armë e municione në duar, me lëndë helmuese luftarake, me granata, predha, lëndë
plasëse duke bërë mësim, qitje, stërvitje, shërbim, apo në operacione luftarake brenda dhe jashtë vendit, ndërkohë që pjesëtarët e shoqërisë civile kanë në duar lapsin, kompjuterin apo dokumentacione të ndryshme apo mjetet e nevojshme të punës në përshtatje me detyrën që kryejnë, prej përdorimit të të cilave nuk është në rrezik dhe nuk rrezikohet jeta. Askush nuk betohet përpara Flamurit Kombëtar, simbolit të lirisë e pavarësisë se; me nderin dhe dinjitetin e tij, do t’i shërbejë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, popullit dhe atdheut, dhe se për
mbrojtjen e tyre, nuk do të kursej as jetën e tij. Bile përveç kësaj, pjesëtarët e administratës shtetërore dhe punonjësit e sektorëve publik, nuk bëjnë asnjë lloj betimi. E shumta, nënshkruajnë një kontratë pune. Së katërti; Ushtarakëve u mohohet edhe e drejta elementare, ajo e ushtrimit të profesionit pas një
kohe të caktuar shërbimi. Ushtarakët janë të vetmit që në kuadër të shoqërisë e të shtetit pas një kohe të caktuar, pa plotësuar
kushtet e përfitimit të pensionit të pleqërisë, u mohohet e drejta e ushtrimit të profesionit, ata u nxorën në rezervë ose lirim sipas rastit dhe interesave të shtetit. Askujt pjesëtari tjetër të shoqërisë civile në shoqërinë demokratike dhe shtetin
ligjor të së drejtës nuk i mohohet kjo e drejta. As mësuesit, as inxhinierit, as mjekut, as agronomit, veterinerit, ekonomistit, financierit etj:, etj., nuk i ndërpritet, nuk i hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit. Askush nuk ka të drejtë të urdhërojë apo të marr vendim në këtë drejtim për ta. E shumta a mund tu ndërpritet e drejta e të punuarit atje ku është caktuar nga shteti, por profesionin e ushtron dhe mund ta ushtrojë në sektor të tjerë publik e privat. Krejt ndryshe qëndron puna me ushtarakun. Profesioni i tij nuk është profesion që mund të ushtrohet tjetër kund veçse në Forcat e Armatosura dhe pavarësisht kësaj ushtarakut i mohohet kjo e drejtë themelore jo për faj të tij por të të tjerëve, për interesa të shoqërisë e të shtetit. Ai nxirret në rezervë ose lirim paçka se profesioni i ushtarakut nuk ofron shanse punësimi apo integrimi në veprimtaritë e tjera shoqërore e shtetërore. Më e keqja është se këto nuk merren në konsideratë dhe për këtë nuk ka asnjë
politikë integruese nga shteti. Ai i ka larë dhe i lan duart me qëndrimin arbitrar të ndërprerjes së marrëdhënieve të ushtrimit të profesionit para apo pas 10 apo 15 vjetësh shërbim, 20 apo 25 vjet para mbushjes së vjetërsisë për të dalë në pension të plotë
pleqërie. Së pesti; Ushtarakët betohen me jetën e tyre se do ti
shërbejnë vetëm shtetit dhe askujt tjetër. Askush veç ushtarakut nuk betohet përpara Flamurit Kombëtar, simbolit të lirisë e pavarësisë se; me nderin dhe dinjitetin e tij, do t’i shërbejë
Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, popullit dhe atdheut, dhe se për mbrojtjen e tyre, nuk do të kursej as jetën e tij. Është e vërtetë që betim bënë Presidenti, deputetët, Qeveria, por betimi i tyre nuk arrin deri në moskursimin e jetës, e megjithatë edhe për këta ka status të trajtimit të veçantë suplementar të tyre. Ndërsa pjesëtarët e administratës shtetërore dhe punonjësit e sektorëve publik, nuk bëjnë asnjë lloj betimi. E shumta, nënshkruajnë një kontratë pune. Të gjitha këto por edhe të tjera imponojnë pajisjen dhe trajtimin e e ushtarakëve me status të veçantë, status i cili është e duhet të jetë krejt ndryshe nga
kodi i punës apo statusi i nëpunësit civil. Ushtaraku nuk është i njejtë me civilin. Ushtaraku është i detyruar të bindet për çdo urdhër që merr qoftë edhe në kundërshtim me interesat e tij e familjes së tij. Ai është shërbëtor i shtetit dhe ka vetëm një të
drejtë, të drejtën e bindjes absolute dhe të perfeksionit të instrumentit të bindjes. Civilët janë të lirë të zgjedhin midis interesit të shoqërisë e shtetit dhe interesit të tyre e familjes së tyre.

24 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›