“The New York Times”: “Si u arrestua Leka në Bangkok”
Gazeta rrëfen përpjekjet e pretendentit për fronin kundër Enver Hoxhës. Partnerët e tij dhe trajnimi i rekrutëve nga guerilët e ishullit Suan
Ed Zuckerman
Vijon nga numri i kaluar
Njëri prej tyre, megjithëse ishte raportuar shkurtimisht, tregonte ngjarjen që ndodhi në prag të Krishtlindjeve të vitit 1976, kur një shpërthim i vogël tronditi Ambasadën Shqiptare në Paris, i cili rezultoi me thyerjen e xhamave të disa dritareve. Ky bëri gjithashtu që ambasadori t’ia mbathte nga sytë këmbët prej frike”, - tha Leka, me një të qeshur krenare.
Siç bisedova me Lekën, të rinj, të veshur me uniformë, bënë një parakalim në zonën përreth dhe u ndalën me këtë rast pranë dritares së hapur të zyrës së tij dhe na përshëndetën. Një grumbull mizash zukatnin rreth e rrotull nesh. Për një çast një zile telefoni ra. Po vinte një thirrje nga Melburni. Babai i një të riu shqiptaro-australian, që kishte qenë burgosur në Marok i akuzuar për trafik droge, dëshironte të dinte nëse Leka mund ta nxirrte djalin për një kohë të shkurtër nga burgu për një ceremoni mortore të motrës së tij. Leka iu përgjigj me përzemërsi, pa marrë parasysh zhurmën e mizave dhe menjëherë telefonoi ambasadorin maroken, me një frëngjishte të rrjedhshme, duke i bërë kërkesën për rastin e djalit. Pastaj ai rifilloi rrëfimin e tij ushtarak.
Përpjekjet kundër Enverit
Këto janë fletushkat që ne i hodhëm në Shqipëri vitin e kaluar”, - thotë ai, teksa tregonte me dorë letrat. “Ne i hodhëm në qarkullim në Veri të vendit, duke i futur në çanta plastike dhe hedhur përgjatë lumenjve nga Jugosllavia. Në Jug ato ishin shpërndarë me një balonë. Pjesa më e madhe e fletushkave përmbanin fotografitë e Lekës, me uniformë, që mbante një mitraloz dhe qëndronte përpara një gjysmë duzine ushtarësh nën uniformë. Të gjithë ishin me fytyra të zeza, me përjashtim të tij. Ai nxori disa copa të prera gazetash dhe disa nga numrat e gazetës së tij mbretërore. Dy prej copave të gazetave, brenda tyre shkruanin për prerjen e kabllit telefonik dhe telegrafik midis Shqipërisë dhe Italisë, që ndodhi në vitin 1977. Njëri prej numrave të gazetës mbretërore të vitit 1976 informonte se kryetari i Partisë Komuniste, Enver Hoxha, ishte sëmurë dhe që ishte ekzekutuar një ish-ministër Mbrojtje. Por, të dyja këto informacione ishin hedhur poshtë nga zyrtarët shqiptarë në Beograd, duke i cilësuar si "mashtrime dhe ndërhyrje". Qeveria shqiptare i kishte komentuar kështu aktivitetet e Lekës. Por ai u qa, pasi në raste të tjera duhet të tregohej kujdes. "Shumë emigrantë shqiptarë po kontribuojnë me para", - tha ai. "Ne jemi duke marrë përkrahje të rëndësishme nga vendet myslimane. (Shqipëria është një vend tradicionalisht mysliman.) “Kjo nuk është akoma ajo që duhet, por kjo është arsyeja se përse ne do të mirëpritemi publikisht”.
Duke u ndalur te parakalimi para mbretit, ushtarët mbanin, përveç flamujve të Shqipërisë dhe të Spanjës, edhe flamurin e ishullit Suan në Burma, një territor në rebelim të vazhdueshëm kundër qeverisë qendrore burmeze.
Tashmë Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet me rusët disa vjet më parë dhe që deri tani ka pasur një aleancë të rastësishme me Kinën. Ushtria e Lekës kishte disa lidhje të çuditshme me vendet aziatike. Për lidhjen e rastësishme të Lekës me ishullin Suan, ai thotë se po drejton një biznes në Tajlandë, për të siguruar ushtarë që të trajnojnë rekrutët e tij.
Arrestimi i “Mbretit” në Tajlandë
Leka ftoi në zyrën e tij zyrtarin e lartë të ishullit Suan, Khema Wong Mengrai, kur ishim në përfundim të intervistës tonë. “Ky është njëri nga ata që ka qenë në burg me mua”, - thotë Leka. Ai dhe Wong ishin arrestuar në Bangkok, më 1 prill të vitit 1977, pasi iu gjetën në fshehura në një dhomë, pranë një hoteli ku rrinte Leka, 7 pistoleta automatike dhe 200 kuti me municion, një sasi e vogël eksploziv, raketa-hedhëse, mitraloza dhe granata. Leka u la i lirë pas gjashtë ditësh, pasi qeveria tajlandeze pranoi pretendimin e tij për shkak të imunitetit diplomatik dhe Wong u lirua disa ditë më vonë. Leka u tha reporterëve në atë kohë se pistoletat i kishte për t’ua dhënë për dhuratë miqve të tij. Ai më tha se armët e fshehura ishin një dhuratë nga qeveria tajlandeze për të vazhduar luftën e tij kundër komunizmit dhe që arrestimi i tij ishte inskenuar nga një agjenci e padëshirueshme e shërbimeve sekrete të një vendi Perëndimor.
“Çfarë dëshironi për të pirë”, - pyeti Leka, pasi hyri Wong në zyrë dhe pasi shkëmbyen përshëndetjet e rastit. “Doni pak scotch?”. “Do të preferoja verë”, - u përgjigj Wong. Leka u ul në karrigen e tij me kujdes. Ai ishte i hollë dhe i gjatë, i veshur ushtarak dhe mbante një pistoletë në brez.
Njeriu i çuditshëm nga ishulli Suan
“Kur ne ishim në burg, ata (qeveria burmeze) dërguan 15 persona që të vrasin Wong”, - tha Leka. “Disa prej tyre kaluan kufirin dhe disa u kapën në kufi nga…”, – vijoi Wong. Leka ndërhyri: “Shokët tan녔. Ai kaloi një gllënjkë skotç. Ndërsa Wong verën e tij. Unë e pyeta për të ardhmen e këtyre emigrantëve të rinj shqiptarë që ishin trajnuar në periferi të Madridit, prej guerilëve suan nga Burma. Ata do të drejtojnë një kryengritje në vendin komunist ballkanik, të udhëhequr nga mbreti, i cili nuk e kishte prekur mbretërinë e tij qëkur ai kishte qenë fëmijë 3-ditësh. “Ne jemi duke ndërmarrë një rrezik në të ardhmen”, - tha Wong.
Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 3 qershor 1979
Titulli është redaksional. Titulli origjinal është: “In a royal limbo”
Përgatiti: Albert Gjoka
Në numrin e nesërm do të lexoni
Pretendenti për fronin nga djali i perandorit austro-hungarez
Jeta në mërgim e monarkistit Otto Von Hapsburg dhe dali i perandorit austro-hungarez
Raportet e tij me qeverinë austriake dhe rrëzimi i kërkesave për të rimarrë fronin e lënë pas luftës
Historia e 66-vjeçarit Otto, që mbrojti doktoraturën në universitetin belg të Lëvenit dhe shkrimet e tij nëpër gazeta
Për më shumë na ndiqni në numrin në vijim
24 Prill 2008