E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni në Brazil për vizitë zyrtare, dhoma e hotelit kthehet në “harem”



Kryeministri i shumëpërfolur italian, Silvio Berluskoni, gjatë një vizite zyrtare në Brazil, e ka kthyer dhomën e hotelit në një “harem” me balerina të kërcimeve të nxehta, raporton një gazetë braziliane. I përshkruar në mediat e gjithë botës si një 73-vjeçar shumë energjik, Silvio Berluskoni duket se gjen forcën të mos preket aspak nga skandalet personale të muajve të fundit. Megjithatë nëpunësit e zyrës së tij thonë se nuk është e vërtetë që Kryeministri e ka kthyer dhomën në arenë vallesh të nxehta ekzotike. Ata raportuan se shfaqja ishte me valle tradicionale. Zyrtarët në Romë kanë reaguar pasi një nga balerinat e festës private të Berluskonit në Brazil, 28-vjeçarja, Alexandra Valenca, tregoi historinë e saj dhe tha se ishte paguar mbi 1000 euro për shfaqjen. Për më tepër, vajza tha se gjashtë prej tyre kishin marrë një propozim për të qenë pjesë e një spektakli televiziv në Itali. Ngjarja ka ndodhur para pak ditësh në Hotel Tivoli në San Paolo pas një dite takimesh mes kryeministrit Berluskoni dhe Presidentit brazilian, Lula da Silva. Valenca tha se “Ne na u tha se ai po kërkonte për balerina braziliane që duhej të merrnin pjesë në një spektakël në Itali, i cili do të transmetohej në dy javë. Berluskoni kishte shumë sharm. Ne kërcyem për 12 minuta lap dhe pole. Unë nuk doja të qëndroja por festa vazhdoi gjatë të gjithë natës”, tha vajza. Megjithatë zyra e Berluskonit e mohoi këtë raport dhe tha se: “Në mbrëmjen në fjalë Kryeministri, stafi i tij dhe disa persona të sigurisë ndoqën një shfaqje të ofruar nga një biznesmen lokal. Ishte një nga shumë ngjarjet që Berluskoni ndjek gjatë vizitave të tij ku paraqiten kërcime tradicionale lokale. Ai nuk qëndroi për darkë dhe pas disa minutash u largua”, thuhet në reagimin e zyrës së Berluskonit. Gjatë vizitës së tij dy ditore në Brazil, Berluskoni tha në një konferencë për shtyp se kishte “shumë gra të reja që i shkonin pas”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›