E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni në Rusi, vizita sekrete kthehet në punë

 

Kryeministri italian Silvio Berluskoni ka mbërritur në Rusi i pritur nga homologu i tij rus, Vladimir Putin. Vizita, e njoftuar nga mediat një ditë më parë si vizitë private, ka ndryshuar duke shtuar në program një sërë çështjesh të rëndësishme, mes të cilave energjia dhe prodhimi i makinave. Takimi i parë për dyshen Putin-Berluskoni do të jetë një telekonferencë me kryeministrin rus, Rexhep Tayip Erdogan, ku do të diskutohet për energjinë. Berluskoni e ka kaluar natën e parë në Rusi në një vilë ëndrrash, pronë e kryeministrit rus në liqenin Valdaj, ku pamja përballë liqenit ishte një manastir i viteve ‘600. Kështu, vizita që duhej të ishte private dhe top-sekrete, mori hijen e një vizite pune, që hapi mundësi zhvillimi për raportet Rusi-Itali. Nuk përjashtohen edhe bisedime me ish-kancelarin gjerman, Gerard Schrwder (president aktual i projektit të gazit North Stream). Berluskoni, i cili është i ftuar tek Putini, do të takojë edhe eksponentë të biznesit e të kompanive të mëdha. Ai ka thënë për mediat ruse, se ekziston mundësia e prodhimit të kamionëve të lehtë me firmën e përbashkët ruso-italiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›