E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri i gjirit, 400 raste të reja në vit

 

Shtohet numri i të prekurve nga kanceri i gjirit në vendin tonë. Ndërsa pjesa më e madhe janë gra, nuk mungojnë edhe meshkujt të prekur prej tij. Muaji tetor njihet si muaji i sensibilizimit, për të luftuar këtë sëmundje. Pjesa më e madhe e grave paraqiten në spital në gjendje të rëndë çka do të thotë se shanset për të mbijetuar janë të pakta. “Kanceri i gjirit është një problem madhor i shëndetit publik, në të gjithë botën, por sot edhe në Shqipëri. Nga kanceri i gjirit në Shqipëri, çdo ditë preken mesatarisht rreth 350-400 femra. Nga kanceri i gjirit nuk përjashtohen as meshkujt, ne fokusohemi përgjithësisht te femrat sepse femrat preken më shpesh”, thotë Lumturi Merkuri, mjeke në ISHP. Disa nga faktorët që ndikojnë për përhapjen e kësaj sëmundjeje, janë mosha, konsumi i alkoolit, apo  duhanit. Mjekët thonë se në rast se diagnostikimi i kësaj sëmundjeje kapet në fazë të hershme ajo është e shërueshme. “Me rritjen e moshës, probabiliteti për të pasur një kancer të gjirit rritet. Femrat e shëndosha janë më të predispozuara për t’u prekur nga kanceri i gjirit, femrat që pijnë cigare, apo alkool, femrat që kanë shumë pak ose aspak aktivitet fizik”, vijon Merkuri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›