Merkel, gruaja më e fuqishme, apo jo?
Kancelarja gjermane Anxhela Merkel është vlerësuar nga revista “Forbes” muajin e kaluar si gruaja më e fuqishme e botës dhe personi i 15-të në listën e njerëzve më të fuqishëm në planet. “Reuters” kujton se Merkel njihet si personi, që di të nxjerrë dhëmbët kur bëhet fjalë për të tjerët si lideri i Zimbabve, Robert Mugabe. Madje, ajo ka kundërshtuar edhe Vladimir Putinin në udhëtimet jashtë vendit. Merkel ka ngritur zërin edhe kundër Papa Benediktit, duke i bërë thirrje Vatikanit të mos tolerojë mohimin e Holokaustit. Por nga liderët e tjerë brenda vendit, Merkel përshkruhet si shumë e ndrojtur në shumë çështje kyçe, veçanërisht kur ato përfshijnë kristian-demokratët. Tendenca e saj për të evituar pozicione të qarta po i irriton partnerët e koalicionit të saj. Sipas mediave gjermane, për shumë vendime kyçe ajo pason topin te pala tjetër. Pra, është apo jo Merkel gruaja më e fuqishme e botës?