E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bernanke:Recensioni në SHBA do të marrë fund

Kreu i Rezervës Federale Ben Bernanke tha se recesioni më i keq në Amerikë që nga koha e depresionit të madh, ka të ngjarë të ketë marrë fund, por përmirësimi do të jetë i ngadaltë dhe se do të duhet kohë për të krijuar vende të reja pune. Drejtori i Bankës Qendrore Amerikane shtoi ndër të tjera se sipas treguesve, ekonomia amerikane ka filluar përsëri të rritet dhe se do të vazhdojë të rritet edhe vitin e ardhshëm. Megjithatë, ai tha se ishte dakord me parashikimet ekonomike, sipas të cilave pavarësisht rritjes, ekonomia amerikane nuk do të prodhojë shumë vende të reja pune dhe se ritmi i papunësisë do të mbetet i lartë edhe për disa kohë. Këndvështrimi i Ben Bernanke për ekonominë është në kontrast me atë të një tjetër zyrtari të lartë amerikan, me atë të Sekretarit amerikan të Thesarit, Timothy Geithner. Ky i fundit tha administrata nuk do të kënaqet me fundin e recesionit para se të papunët në Amerikë të kenë përsëri mundësinë të punësohen. Eksperti tha se "Nuk ka ardhur ende momenti kur mund të thuhet një gjë e tillë". Ndërkohë, presidenti amerikan Barak Obama paraqiti një plan për një stadard të ri kombëtar i cili vendos rregulla më të forta për vëllimin e gazeve ndotëse që çlirohen në atmosferë dhe për sasinë e karburantit që djegin makinat. Aktualisht papunësia në Shtetet e Bashkuara ka arritur në nivelin 9.7 për qind që pas recesionit që nisi ne dhjetor të 2007 dhe besohet se mund të arrijë në 10 gjatë muajve të ardhshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›