E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bernardo nga Partizani, në provë te Kremoneze

20/05/2005  Futbollistë brazilianë që kanë “dështuar” te Partizani, por që janë të vlefshëm për serinë B në Itali. Kështu mund të quhet dhe historia e fundit me njërin nga brazilianët e shumtë, që kanë veshur fanellën e Partizanit. Bëhet fjalë për mesfushorin e kësaj skuadre Bernardo Karvajo, i cili ka ardhur së bashku me koloninë tjetër të brazilianëve te Partizani, por që është larguar në fund të dhjetorit, si i padobishëm për skuadrën e kuqe të kryeqytetit shqiptar. Ish-mesfushori i Partizanit, prej disa ditësh ndodhet në Itali ku po provohet në radhët e skuadrës së Kremonezes, e cila sezonin e ardhshëm do të luajë në serinë B. Një tjetër paradoks ky i lëvizjeve të çuditshme të Partizanit, i cili largon nga gjiri i tij edhe futbollistë, që mund të jenë të vlefshëm për serinë B në Itali. Mesfushori 22-vjeçar ka dalë si lojtar nga radhët e Vasko Da Gamës dhe është aktivizuar edhe me Flamengon, para se të vinte në Shqipëri për t’u aktivizuar në radhët e Partizanit, në një aventurë të pasuksesshme. “Kisha firmosur një kontratë 8-mujore me Partizanin në Shqipëri–ka theksuar Bernardo. -Por kam luajtur vetëm 3 muaj, gjatë të cilëve kam shënuar 3 gola: dy në kampionat kundër Tiranës dhe Dinamos dhe një në Kupë. Kur merkato u rihap, vendosa të largohem, pasi në Shqipëri kishte shumë konfuzion. Nuk ndihesh mirë dhe për këtë lëviza drejt Portugalisë në radhët e Bragës”. Pra, një futbollist që është dukur i padobishëm për kampionatin shqiptar, mund të rezultojë i vlefshëm për serinë B. Një fakt interesant ky

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›