“Të ulet mosha e pensionit për punëtorët e nëntokës“

20/05/2005 Prefektja Ingrid Shuli, takon minatorët e Manzës dhe premton
DURRES – “Punëtorët e nëntokës janë diskriminuar nga shteti“. Deklarimi i mësipërm është bërë nga prefektja e Durrësit, Ingrid Shuli, gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësinë e minatorëve të minierës së Manzës.
Pasi është shtyrë disa herë takimi mes palëve, për shkak të angazhimeve shtetërore të prefektes, dje, në mesditë, minatorët janë pritur nga prefektja Shuli, drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ilir Beqja dhe drejtoresha e drejtorisë rajonale të Inistitutit të Sigurimeve në Durrës, Liri Golemi.
Prefektja është vënë në anë të minatorëve sapo ka dëgjuar ankesat e tyre, duke cilësuar se mangësitë e mëdha në ligjet e mëparshme për skemën e përfitimit të pensionit të pleqërisë kanë lënë jashtë vëmendjes punëtorët e nëntokës.
Prefektja e ka cilësuar të padrejtë mënyrën se si janë lënë jashtë të drejtës së përfitimit të pensionit në sektorin e nëntokës 4500 minatorë në nivel vendi dhe mes tyre edhe të një pjese të minatorëve të minierës së qymyrgurit në Manzë.
Nga shpjegimet e prefektes, e cila i është referuar ekspertëve, mësohet se handikapi ka ndodhur në kohën që të drejtën e pensionit të pleqërisë e kanë perfituar të gjithë minatorët, që kanë qëndruar në punë deri në vitin 1995, ndërsa pjesa më e madhe që janë detyruar të dalin në asistencë në vitin 1993 me mbylljen e minierës dhe më pas të marrin 5100 lekë në muaj si trajtim minatori, janë përjashtuar nga skema.
Sipas saj, ligji i vitit në fjalë “jo vetëm që nuk i konsideron si minatorë, por as si punonjës”.
Duke dalë në mbrojtje të shqetësimit dhe të kërkesës së minatorëve, pjesa më e madhe e të cilëve kishin nga 16 deri në 30 vite pune në nëntokë, Shuli e ka quajtur të papranueshme të trajtohen në të njëjtin ligj kjo kategori, që ka punuar në nëntokë, me të tjerë për shkak të vështirësisë së punës.
“Shteti detyrimisht duhet të ndryshojë moshën e përfitimit të pensionit për punëtorët e nëntokës, pasi nuk është aspak e drejtë që një minator të presë deri sa të mbushë 65 vjeç për të përfituar pension”, ka thënë prefektja Shuli.
Pas këtij deklarimi, prefektja dhe drejtori i Institutit të
Sigurimeve Shoqërore, Ilir Beqja, kanë shpjeguar se në mars të vitit 2005 parlamenti shqiptar ka miratur ligjin nr. 9356, që parashikon indeksimin e shumës që marrin minatorët si trajtim financiarë. Nga sa u tha në këtë takim, ligji do të marrë forcë ekzekutive këto ditë, sapo të dalë nga botimi Fletorja Zyrtare dhe shuma në 5100 lekë do të shtohet me 18 për qind, ndërsa në janar 2006 çdo minator do të përfitojë sipas indeksimit 8200 lekë.
Ilir Beqja ka pohuar se buxheti i shtetit ka parsashikuar 12 milionë lekë për këtë rritje të trajtimit ekonomik, ndërsa kohë pas kohe deri në ndryshimin e ligjit për pensionin e pleqërisë
për këtë kategori do të ketë rritje të tjera të parashikuara në ligj.
Në këtë tryezë është cilësuar se ligji parashikon që periudha e trajtimit të veçantë të minatorëve do të njihet si vite pune, ndërsa indeksimin do ta përfitojnë si të gjithë punonjësit e
tjerë.
Disa ditë më parë
Minatorët e Manzës protetë para pefekturës
DURRES – Disa ditë më parë, një përfaqësi e minatorëve të Manzës iu drejtua prefekturës së Durrësit, për të kërkuar zgjidhjen e kërkesave të tyre. Rreth 500 ish-minatorët, kërkuan zbatimin e ligjit, ndërkohë që shpreheshin se nuk mund të pranonin të
trajtoheshin me 5100 lekë në muaj siç është vepruar që prej 5 viteve.
Minatorët bënë të ditur se nuk deshën trajtim, të cilën ata e vlerësuan si lëmoshë, por pensionin e pleqërisë.
Shumë minatorë të kësaj miniere, minierë e klasifikuar si ndër më të vështirat në vendin tonë, për shkak të lagështisë, rrezikshmërisë së shembjes, çlirimit të gazit karbonik, gazit të metanit e dyoksidit të karbonit, kanë përfunduar invalidë, ndërkohë që atyre u është mohuar e drejta e pensionit.