E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kruja, 15 për qind e nxënësve braktisin mësimin

20/05/2005  PNUD publikon shifrat e frekuentimit të shkollave

DURRES - Nënprefektura e Krujës është radhitur ndër zonat më problematike për shkallën e lartë të braktisjes së shkollës nga nxënësit, që përfshihen në arsimin e detyruar shkollor.

Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara, PNUD, me rezidencë në vendin tone, ka dhënë statistikat krejt të ndryshme nga ato të publikuara nga Drejtoria Rajonale e Arsimit për nivelin e frekuentimit ta arsimit të detyruar shkollor të nxënësve në Qarkun e Durrësit. Sipas materialit të shpërndarë gjatë prezantimit të Strategjisë Rajonale të Zhvillmit të këtij qarku, zhvilluar vetëm dy ditë më parë në qytetin bregdetar, janë publikuar shifra shumë më të larta të braktisjes së shkollës nga

nxënësit e arsimit 9-vjeçar, nga çfarë është deklaruar nga krerët e arsimit.

PNUD ka deklaruar se në Krujë, 15 për qind e nxënësve të regjistruar në arsimin e detyruar shkollor e kanë braktisur atë. Ndërsa, PNUD ka vlerësuar nivelin e kënaqshëm në thithjen e nxënësve, kryesisht në arsimin e mesëm, kanë deklaruar zbrazjen

e shkollave nga nxënësit e moshës së arsimit të detyruar. Fenomeni është vërejtur si problematik, pasi sanksionet ligjorë dhe penalizmi i prindërve dhe kujdestarëve të kësaj moshe nuk ka dhënë efekte pozitive. Problemi është vlerësuar si i mbartur që

prej shumë viteve, por, ndërsa në disa zona statistikat kanë shkuar drejt normalizimit, duke bërë që të zbutet ndjeshëm numri i fëmijëve që i shtohen statistikave të analfabetizmit, në Krujë ka ndodhur ndryshe.

Në të njëjtin material është thënë gjithashtu se edhe Durrësi gjendet në shifra jo të mira, pasi arsimin e detyruar shkollor e frekuentojnë vetëm 95 për qind e nxënësve të kësaj kategorie, ndërsa 5 për qind e fëmijëve e kanë lënë shkollën.

Sipas statistikave të PNUD, në nivel kombëtar frekuentimi i arsimit të detyruar arrin në shifrën 88 për qind dhe pas disa zonave skajore në Veri të vendit dhe Jug të Shqipërisë, renditet edhe Kruja.

Materiali i publikuar nga Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri i ka rënë ndesh drejtprdrejt deklarimeve të

bëra nga Drejtoria Rajonale e Arsimit në Durrës. Kjo e fundit, gjatë analizës së procesit mësimor të vitit të kaluar shkollor, të zhvilluar në muajin tetor 2004, ka deklaruar se në prefekturën e Durrësit frekuentimi i nxënësve në arsimin e detyruar është në nivelet më të larta në shkallë vendi.

15 për qind e nxënësve

në Krujë braktisin arsimin e detyruar

5 për qind e nxënësve

në Durrës braktisin arsimin e detyruar

12 për qind e nxënësve

në Shqipëri braktisin arsimin e detyruar

31 555 nxënës, Qarku Durrës

vazhduan arsimin e detyruar

6 007 nxënës, Qarku Durrës

vazhduan arsimin e mesëm

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›