SHBA, "buldozeri" që shtyn përpara Pavarësinë e Kosovës
20/05/2005 "Status para Standardeve?!" apo "Standarde para Statusit?!".
Seanca dëgjimore, kushtuar Pavarësisë së Kosovës, ose e quajtur ndryshe me gjuhën diplomatike, Statusi final i Kosovës, ishte i përqëndruar në moton: "Status para Standardeve" apo "Standarde para Statusit". Në panelin e parë debatuan ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për çështje politike, Nicholas Burns dhe ish- sekretarja e kandidatit për president, zonja Ricardel. Në panelin e dytë dëshmuan Ipeshkvi Mark Sopi, At Lush Gjergji, Ph.D., Ardian Gjini dhe Shirley Cloyes DioGuardi. Në panelin e tretë dëshmojnë në këtë seancë, zoti Daniel Server, zëvendëspresident dhe drejtor për Paqe dhe Stabilitet në Institutin Amerikan për Paqe, ish-ambasadori grek në Uashington D.C: Rondos, zëdhënësi i Presidentit serbo-malazez në SHBA, Juriceviq, prifti katolik nga Beogradi, Djordeviq dhe biznesmeni shqiptaro-amerikan Hajdar (Harry) Bajraktari.
Paneli i Parë:
Në panelin e parë në këtë seancë, dy përfaqësuesit e Qeverisë amerikane ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për çështje politike, Nicholas Burns dhe ish- sekretarja e kandidatit për president, zonja Ricardel, paraqitën disa nga pikëpamjet e Qeverisë amerikane, lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës. Burns dhe Ricardel gjatë dëshmisë, shfaqën hapur dhe dhanë sinjalet e para për një ripërtëritje të fokusimit të administratës së Bushit mbi statusin e ardhshëm për Kosovën. SHBA, tha Burns që në fillim, do të bashkëpunojnë ngushtë me BE-në dhe OKB-në në procesin e statusit.
Ndihmëssekretari Nicholas Burns, i kushtoi rëndësi të veçantë asaj se SHBA do të bashkëpunojë me BE-në dhe OKB-në në procesin e statusit, duke e përshkruar ato sikur "janë njëra dorë dhe SHBA dora tjetër", në zgjidhjen përfundimtare të statusit final.
Ai tha se tash duket se koha ka ardhur për negociata mbi statusin final të Kosovës, pa marrë parasysh një vlerësim që pritet të bëhet nga Kombet e Bashkuara, rreth progresit të shënuar drejt normave demokratike. Ai tha se statusi aktualisht i papërcaktuar i Kosovës, nuk është më i pranueshëm.
"Kosova, është ndoshta çështja më e vështirë që mbetet për t'u zgjidhur në rajon. Ne besojmë se status quo-ja e statusit të papërcaktuar të Kosovës, është e paqëndrueshme, e padëshirueshme dhe e papranueshme. Nuk kënaq asnjë nga palët dhe asnjë nga rajoni", tha Burns. Por edhe nëse standardet e përmendura më sipër kanë përparuar sa duhet apo jo, ne mendojmë se Kosova është pjekur për negociata. Sipas tij, Kombet e Bashkuara pritet të bëjnë më vonë këtë vit vlerësimin e përmbushjes së standardeve të përcaktuara nga bashkësia ndërkombëtare, në veçanti përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të pakicës serbe.
Por, edhe nëse standardet e përmendura më sipër kanë përparuar sa duhet apo jo, ne mendojmë se Kosova është pjekur për negociata. Nëse ky vlerësim është pozitiv, dhe ne kemi besimin se do të jetë pozitiv, atëherë ne do t'i kërkojmë Kofi Ananit të caktojë një zyrtar të lartë evropian në vjeshtë, i ndihmuar ky edhe nga një diplomat i lartë amerikan, që do të caktohet nga Presidenti Bush për të kryer bisedime për statusin përfundimtar", tha Burns.
"Ne duhet të përfundojmë punën për sheshimin e konflikteve që nuk i ka lejuar vendet e Ballkanit të shënojnë përparim politik dhe ekonomikm ashtu si fqinjët e tyre. Ne dhe aleatët po hyjmë në një fazë të re në politikën tonë ndaj Ballkanit, një fazë që synon të përshpejtojë integrimin e këtij rajoni në familjen evropiane dhe institucionet euro-atlantike. Sekretarja Rajs, tha zoti Burns, më ka kërkuar të shkoj në Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë si dhe në Bosnjë në fillim të muajit të ardhshëm për të ritheksuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të rajonit si dhe për të nxitur udhëheqësit vendorë të bëjnë përparim më të madh në në çështjet e pazgjidhura", tha nënsekretari amerikan i Shtetit.
Burns tha se nuk do të jetë e lehtë të arrihet një marrëveshje lidhur me statusin e ardhshëm të Kosovës. Beogradi ka paraqitur pozitën e tij, ku kërkon që Kosovës t’i njihet më shumë se autonomia, por më pak se pavarësia. Popullsia shqiptare e Kosovës këmbëngul për pavarësi të menjëhershme dhe pa kushte. Gjetja e një kompromisi ndërmjet këtyre qëndrimeve do të jetë një sfidë e vështirë.
Burns tha se Shtetet e Bashkuara mendojnë se procesi duhet të udhëhiqet nga një figurë e lartë politike evropiane, e emëruar nga OKB-ja në konsultim me Grupin e Kontaktit. Shtetet e Bashkuara, tha ai, do të ofrojnë një diplomat të lartë amerikan si zëvendës të tij dhe sekretarja e Shtetit, Rice, po shqyrton kandidaturat e mundshme për këtë post.
Roli i Beogradit në këtë proces, theksoi nënsekretari amerikan i shtetit, duhet të jetë angazhimi i vazhdueshëm dhe konstruktiv. Çdo vonesë e panevojshme, ose pengesë do të na bënte të rishikonim rolin e Beogradit. "Ne, tha zoti Burns, i bëjmë thirje Beogradit të mbështesë serbët e Kosovës për t’u kthyer në Parlament dhe për të rifilluar pjesëmarrjen e tyre në institucionet dhe jetën politike në Kosovë, duke i dhënë fund izolimit të imponuar nga Beogradi". Cilidoqoftë statusi përfundimtar i Kosovës, Beogradit do t’i duhet të pranojë ndryshime krahasuar me situatën para vitit 1999. Procesi për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës u jep mundësi Shteteve të Bashkuara të ndihmojnë Serbinë të kthehet në gjirin e Evropës, ku i takon të jetë, tha nënsekretari amerikan i Shtetit, Nik Burns, ish-ambasadori i SHBA-ve në Athinë, aktulisht përfaqësuesi zyrtar i Qeverisë amerikane, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për çështje politike.
Paneli i Dytë:
Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Mark Sopi, gjatë dëshmisë në Kongresin Amerikan, tha se “shikoni, lufta në Kosovë është e papranueshme të quhet luftë fetare. Ajo nuk ka qenë as luftë ndëretnike dhe as fetare, por ka qenë diçka më tepër, që do të thotë, politikë. Politikë, sepse edhe populli i Kosovës, si çdo popull tjetër, dëshiron të ketë liri, si popujt e tjerë, të jetojë dhe të veprojë në liri. Ngaqë e ka dëshiruar këtë, ka arritur deri në konflikt. Për një luftë fetare kurrsesi nuk mund të flitet, pasi nuk ka patur diçka të tillë, për të cilën do të kishim aluduar se ka qenë luftë fetare. Kështuqë, u shpreh Imzot Mark Sopi, Pavarësia e Kosovës është solucioni që prodhon vetëm paqe e siguri jo vetëm për Kosovën, por për rajonin dhe mbarë Evropë, e botën”.
Dr.dom Lush Gjergji, nga Kosova, prifti katolik shqiptar, zv/Ipeshkvisë Shkup-Prizren, e fillojë dëshminë e tij në këtë seancë dëgjimore, duke treguar origjinën e Nënë Terezës, dhe mbi shkrimet e tija rreth biografisë së saj. Ndër të tjera ai tha: "Nga historia dhe eksperienca jo rastësisht te shqiptarët lindi dhe doli e Lumja Nëna Terezë Bojaxhiu, e cila, nga përvoja familjare, famullitare, fetare dhe kombëtare e kuptoi universalizimin, pluralizmin, bashkimin në dallime dhe fuqinë e fesë e frymëzimin e dashurisë që tejkalonte çdo kufi dhe ndasi në mbarë botën.
Kosova, si model bashkëpunimi, bashkëjetese, dialogu, faljeje, pajtimi, është sfidë e jona por edhe e miqve tanë, pra e gjithë atyre që janë në Kosovë për të mirën e përbashkët. Me zemër falenderojmë kryetarin Hyde, kongresmenin Lantos e Rohabarcher, dhe të gjithë anëtarët e tjerë për vëmendjen. Zoti ju bekoftë! Zoti e bekoftë Amerikën! dhe Zoti i bekoftë të gjithë njerëzit e Kosovës dhe botës, përfundoi fjalën e tij Don Lush Gjergji PhD Parson and Vicar General - Catholic Church.
Përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z.Ardian Gjini, tha se është një privilegj i madh dhe krenari të dëshmojë para Kongresit Amerikan. Vendi im Kosova, i gjithë populli i saj, paguan mirënjohjen e lartë dhe respektin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për demokracinë amerikane dhe popullin e saj. Në saj të rolit dhe kontributit tuaj, ne kemi zhvilluar zgjedhje demokratike, të cilat kanë qenë model në rajon si të lira, të drejta, e të ndershme. Të njohura këto nga të gjitha partitë dhe nga të gjithë vëzhguesit ndëkombëtar.
Shirli Cloyes - DioGuardi këshilltare e çështjeve Ballkanike pranë Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e fokusoi dëshmin e saj te vitaliteti i intereseva të SHBA-ve, në Ballkan. Eshtë në interes vital të SHBA-ve, të tregojnë se me të vërtet mbështesin demokratizmin e të gjithë shoqërisë, në ato vende që dolën nga regjimi komunist dhe ultranacionalistë. Interesat vitale të SHBA-ve janë te progresiviteti i popullit shqiptar në zemër të Evropës. Gjithashtu është në interes të SHBA-s, të mbështes lirinë dhe zhvillimet demokratike në Shqipëri. E cila ka një popull nga më pro-perëndimor, pro-amerikan nga të gjithë popujt e Juglindjes së Evropës. Kjo, tha ajo, u dëshmua edhe pas ngjarjve të 11 shtatorit 2001 edhe në koalicion ndërkombëtar kundra terrorizmit. Kur shumë serbë, sllavomaqedonas, grekë dhe rusë vallëzonin rrugëve të kryeqyteteve të tyre, shqiptarët derdhnin lotë e luteshin me qirinj, duke thënë: "We are with you".
Paneli i Tretë:
Në panelin e tretë që dëshmoi në këtë seancë, i pari e mori fjalën zoti Daniel Server zëvendëspresident dhe drejtor për Paqe dhe Stabilitet në Institutin Amerikan për Paqe. Ambasadori grek, Rondos, i akuzoi rëndë shqiptarët, si të vetmit, nacionalista ekstremistë në Ballkan. Ai hodhi pyetjen se, nëse do të dish se ku ka nacionalizëm ekstrem?", atë e gjen vetëm te kombi shqiptar", thotë greku Rondos. Zëdhënësi i Presidentit serbo-malazez në SHBA, Juriceviq, tha se Serbia, nuk është më ajo e Millosheviqit. Serbia, sipas tij, është një vend demokratik që ka shumë mundësi Kosovës t'i japë autonomi edhe më shumë të drejta. Prifti katolik nga Beogradi, Djordeviq, u ankua se shqiptarët e Kosovës, kanë djegur kishat serbe gjatë trazirave të vitit të kaluar.
Kongresmeni Robert Vexler, tha se në Beograd, ai ka parë dy qëndrime krejt të ndryshme për Kosovën. Ai tha se sapo ishte kthyer nga një vizitë që i kishte bërë Beogradit, dhe se kishte vrejtur atje, gjatë takimeve, që ndryshe të ishin mendimet e Tadiqit, dhe krejt ndryshe ato të Koshtunicës. Në këtë mënyrë, tha ai, pyetja është: se kujt duhet besuar në zjgidhjen e kësaj çështjeje? Lantosh e përshkroi në detaje rrugën e sigurtë që po ndjek Kosova tani, për të merituar ashtu si shumë vende të tjera të botës, shumë më të vogla sesa Kosova, pavarësinë. Dana Rohrabacher i hodhi poshtë me argumenta dhe fakte të pakundërshtueshme dëshminë e ambasadorit grek, Rondos, zëdhënësit të Presidentit serbo-malazez në SHBA, Juriceviq, dhe të priftit nga Beogradi, Djordeviq.
Kongresmeni Rohrabacher, pyeti ata se "kush e ka sulmuar deri tani Serbinë me tanke, ushtri dhe djegie e shkatërrime, si i ka sulmuar Serbia, Kroacinë, Bosnje Herxegovinën dhe së fundi Kosovën? Rohrabacher është i mendimit se SHBA - kampioni i lirisë e demokracisë - nuk duhet kurrësesi të marrin mësime se si jepet liria e demokracia popujve të tjerë, por duhet t'u servirin atyre modelet amerikane të demokracisë e lirisë. Eliot Engel, u kërkoi me këmbëngulje serbëve që ata ta njohën të parët pavarësinë e Kosovës, sepse kjo tregon se me të vërtet Serbia dëshiron të futet në familjen evropiane. Të bëhet anëtare e NATO-s, e Bashkimit Evropian dhe mike e SHBA-ve. Dhe se pavarësia e Kosovës është në të mirën e vetë Serbisë.
Biznesmeni i suksesshëm shqiptaro-amerikan Hajdar (Harry) Bajraktari, anëtar i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, tha se Kosova, është një vend pa ekonomi stabile. Në termin e GDP- për njeri, Kosova ka ekonominë më të varfër në Ballkan. Mbi 37% e popullsisë klasifikohet e varfër. Me një pagesë ditore me më pak se sa 1.42 euro në ditë. Dhe 15% e tyre janë nën nivelin e varfërisë me 0,93 euro në ditë. Problemi i privatizmit, tha ai është më tepër një çështje politike sesa ekonomike. Gjatë 8 muajve të kaluar unë dhe partneri im (Rustem Geci) kemi investuar në Kosovë në katër biznese dhe nga eksperienca kemi parë se atje ka shumë burokraci. Pavarësia, definitivisht, tha Bajraktari, është termi që do të rrisë fuqinë ekonomike, jep progres dhe e lidh Kosovën me të gjitha institucionet monetare e financiare ndërkombëtare në botë.
Nikolas Burns, ekskluzivisht për “Metropol”:
Shpresojmë që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme
"Rayburn House Office Building"- Uashington D.C.: Mbas senacës së dëgjimit, zhvilluar dje, në Capitol Hill - Komitetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare - të Kongresit, të mërkurën më 18 maj 2005, ku morën pjesë rreth 20 kongresmenë amerikanë, anëtarë me poste këta, në Ligjastaturën e 109-të, të Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit, gazeta "Metropol", në një prej mjediseve të Capitol Hill i mori një opinion të shpejtë ndihmëssekretarit amerikan i Shtetit për çështje politike, diplomatit Nicholas Burns.
“Metropol” kërkoj të dinte se a kishte ndonjë koment ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për çështje politike, Nicholas Burns. Zoti Burns, megjithse kishte si temë dite çështjen e Kosovës, në këtë takim, me shumë dëshirë u prononcua se "Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë përkrahës i fortë i integrimit të Shqipërisë në NATO dhe në institucione të tjera. Populli shqiptar duhet të kuptojë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si mike e mirë e Shqipërisë, shpresojnë që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.
" I vlerësojmë lartë marrëdhëniet e mira që kemi me Shqipërinë, tha ai duke shprehur respektin e këtyre marrëdhënieve dëshirojmë që Shqipëria me ndhimën tonë, të jetë sa më shpejt anëtare e NATO-s dhe e të gjitha strukturave evropiane. Vlersojmë lart kontributin që ka dhënë Shqipëria, pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 si dhe pjesëmarrjen e saj në koalicionin ndërkombëtar kundra terrorizmit në Irak.
Në këtë kuadër edhe zgjedhjet në Shqipëri, po i shohim si shumë të rëndësishme, duke kërkuar që ato të jenë me të vërtet të lira, të ndershme dhe të drejta. Ky besoj se është një proces që kërkon shumë vëmendje dhe një test i mirë për demokracinë në këto zgjedhje. Shqiptarët kanë mundësi që, kësaj radhe, të mbajnë zgjedhje me të vërtet të lira, të ndershme dhe të drejta. Me lejo që me anë të gazetës suaj të përgëzoj dhe kongresmenin Engel, për punën e madhe që ka bërë për disa vjet dhe po bënë për gjithë çështjen shqiptare, Kosovën dhe Shqipërinë, theksoj ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për çështje politike, Nicholas Burns.