E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfliktet në Shkup, Prishtina po nxit shqiptarët

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi ka akuzuar klasën politike të Kosovës se reagimet për situatën politike në Maqedoni po vijnë si pasojë e frustrimeve të brendshme, të cilat po i nxisin shqiptarët në Maqedoni.

Xhaferi i ka sugjeruar klasës politike në Kosovë që të merret me veriun dhe me çështje të tjera të brendshme, raporton KTV-ja.

Ndërkaq, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk e di se kujt i referohet zëvendëskryeministri Xhaferi, por ka theksuar se LDK-ja e ka përkrahur gjithnjë implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila është kusht për arritjen e stabilitetit në Maqedoni dhe rajon.

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu ka thënë se është e drejtë legjitime që shqiptarët në Maqedoni të organizohen për ti mbrojtur të drejtat e tyre.

KTV-ja ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, por ai nuk ka dashur të japë përgjigje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›