Besa - Prishtina 3:1 (1:1)

Pejë, 29 gusht - Kapiteni i Besës, Haxhi Zeka, ka gëzuar dy herë bashkëlojtarët e tij dhe mbi 2 mijë shikuesit e mbledhur në stadiumin "Shahin Haxhiislami". Sulmuesi pejan shënoi dy gola në derbin e javës së tretë të Raiffeisen Superligës. Besa të dielën në Pejë mposhti Prishtinën me rezultat 3:1.
Golin e parë Zeka e shënoi në minutën 11-të, pas një pasimi të saktë të Krenar Vokshit. Ai mashtroi portierin e Prishtinës Flamur Nezirin dhe dërgoi topin në këndin e djathtë të portës për rezultatin 1:0. Shifrat i barazoi Shemsi Osmani në minutën e 39-të. Ai shënoi pas asistimit të Astrit Fazliut.
Skuadrat në pushim shkuan me rezultat të barabrtë, por jo edhe me numër të barabartë të lojtarëve. Sulmuesi i Prishtinës, Faton Zejnullahu u përjashtua në minutën e 25-të për shkak të fjalosjes me arbitrin anësor.
"Ishte lojë cilësore dhe fitore e merituar e Besës. Arbitrin kryesor e përgëzoj për referim të mirë, ndërsa dy anësorët ishin nën çdo nivel. Ndëshkimi me karton të kuq i Zejnullahut ishte shkaku i humbjes sonë", ka thënë trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi.
Pjesa e dytë në tërësi i ka takuar pejanëve. Në minutën e 49-të Blerim Hysenlekaj shënoi gol të bukur me kokë për rezultatin 2:1, pasi më parë u shërbye nga Defrim Demaj. Në minutën e 89-të Zeka vendos rezultatin përfundimtar me një gol të bukur. Ai shënoi pas krosimit të Hysenlekajt.
"Fitoren ua dedikoj lojtarëve të mi. Të gjitha repartet funksionuan për mrekulli, posaçërisht mesfusha dhe sulmi", ka thënë trajneri i Besës, Valdet Shoshi.