Besa, 6 lojtarë për vijën e sulmit

Besa e Kavajës, skuadra që ka realizua merkaton më të fuqishme gjatë verës, numëron plot 6 sulmuesë në repartin e avancuar.
Presidenti Bizhdili ka mbledhur sulmues nga disa kombësi: kamerunasi Binogol, senegalezi Esmebe, nigeriani Ricard, e deri te shqiptari Parid Xhihani, i riktyher ditët e fundit.
Nga gjashtë sulmuesit aktualë: Mark Frederik Bastin, Alain Ricard, Okshtuni, Binogol, Antuan Esmebe dhe Xhihani, trajneri Lika dhe ndihmësi i tij, Daiu, do të përzgjedhin më të mirët, ndërsa të tjerët do të largohen.
Sot, Besa do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Partizanin.
Franc Hoxha