E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-21, sot miqësore me Vllazninë

Kombëtarja U-21 do të zhvillojë sot në orën 18.00 në stadiumin "Selman Stërmasi", ndeshjen e dytë miqësore me Vllazninë, pas asaj të humbur me Apoloninë 3-0, ekipin e porsangjitur në Superligë, ndeshje kjo e zhvilluar të zhviluar më 10 gusht 2006.
Tekniku i Shpresave, Bushati përdori këtë formacion në ndeshjen kundër Apolonisë: në portë Koliqi, në mbrojtje Lila, Mile, Mema, Agolli, Arapi; më mesfushë Veliaj, Bakaj, Lika, Mema dhe në sulm Abazaj dhe Pema.
Te ekipi Shpresa, ka mbërritur edhe mbrojtësi i ekipit Kombëtar A, 21-vjecari Tefik Osmani.
Pas ndeshjes më skuadrën shkodrane ekipi do të niset për në Sllovaki, ku kuqezinjtë do të përballen me testin e parë zyrtar në elimintaroret e Kampionatit Europian me ekipin vendas. Takimi do të luhet më 16 gusht në Bratislavë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›