E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kardek dhe Leandro, brazilianët bashkohen me “Demat e kuq”

Përfundoi me sukses telenovela e brazilianëve të Partizanit. Dy brazilianët Alain Kardek De Souza dhe Leandro Da Silva nga dita e sotm janë nën urdhërat e trajnerit të Partizanit, Neptun Bajko.
Por në ndryshim nga Kardek, lojtar i të kuqve dhe sezonin e kaluar, Lendro, që vitin e kaluar luajti për Vllazninë, ka një kontratë me skuadrën shkodrane që përfundon në muajin tetor (10 tetor 2006, sipas shefit të Sektorit të Garave në FSHF, Hito Hitaj).
Sot si Kardek dhe Leandro, iu nënshtruan vizitave mjekësore në klinikën e mjekëve të Partizanit, Pertef dhe Perli Rusi.
Braziliani tjetër, sulmuesi Fabiano, e ka shtyrë sërish ardhjen e tij në Tiranë.
Franc Hoxha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›