E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB kërkon 460 mln dollarë ndihma për Pakistanin



Kombet e bashkuara kanë kërkuar më shumë se 450 milionë dollarë për personat e prekur nga përmbytjet në Pakistan, që janë vlerësuar si një nga katastrofat më të mëdha të kohëve të fundit. Shuma kërkohet për të përballuar ndihmat dhe emergjencat për tre muajt e ardhshëm. Sipas OKB-së, të paktën 1600 vetë kanë humbur jetën dhe gati 14 milionë janë prekur nga përmbytjet në Pakistan. Shirat e rrëmbyeshëm që vazhduan sërish dje shkaktuan një tjetër valë përmbytjesh, duke penguar përpjekjet për ndihmë në Pakistanin Verior.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›