SHBA, rrëzohet avioni, humb jetën ish-Senatori
Ish-Senatori amerikan, Ted Stevens, ka humbur jetën nga rrëzimi i një avioni në Alaskë, ka njoftuar një zëdhënës i familjes së tij. Aeroplani me nëntë udhëtarë, mes të cilëve ishin edhe Ted Stevens dhe ish-drejtori i agjencisë NASA, Shon O’Kif, është rrëzuar mbrëmë vonë. Skuadrat e shpëtimit e kishin shumë të vështirë t’i afroheshin zonës ku ra avioni për shkak të shirave të forta që kishte në atë zonë. 89-vjeçari Ted Stivens ishte senatori republikan me përvojën më të gjatë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Zyrtarët kanë thënë se në avion ishin 9 njerëz dhe “duket se në përplasje pesë vetë kanë vdekur”.