E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa-Tirana nuk shkon më shumë se një barazim

KAVAJE- Besa dhe Tirana kanë barazuar 1-1 në përballjen direkte mes tyre të zhvilluar në Kavajë. Në një terren të rënduar nga balta, dy skuadrat nuk kanë mundur të marrin fitoren, duke lënë Dinamon që të krijojë një diferencë akoma më të madhe pas javës së 15-të. Vendasit e Besës kaluan në avantazh në pjesën e parë, pas një goli të shënuar me kokë nga Dritan Babamusta. Tirana nuk u dorëzua dhe krijoi disa raste të mira për shënim, megjithatë kavajasit janë mbrojtur mirë. 10 minuta para përfundimit sulmuesi Daniel Xhafaj ka patur një mundësi të artë për Besën, por me portën e boshatisur nuk arriti të dyfishonte rezultatin. Në minutën e 86-të ishte Julian Ahmataj që barazoi shifrat me një gol nga goditja e dënimit. Ky barazim e lë Besën në vend të dytë në kuotën e 27 pikëve, ndërsa Tirana mbetet në kuotën 23.(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›