E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria skemë të re për subvencionimin e cmimit të energjisë

TIRANE- Qeveria premton subvencionim për rritjen e cmimit të energjisë elektrike jo vetëm për shtresat e varfra por edhe për buxhetorët me pagë të ulët nën 350 mijë lekë të vjetra. Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti është takuar me Ministrin e Punës Spiro Ksera. Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi skemën e re të subvencionimit të energjisë, detajet e së cilës lidhur me numrin e përfituesve dhe shumën do të bëhen publike ditën e martë. Dy ministrat kanë bërë të ditur se po hartohet një draft i ri për subvencionimin e energjisë i cili të martën do të dërgohet në kryeministri me qëllim miratimin në mbledhjen më të afërt të Këshillit të Ministrave. Deri tani, subvencionim për rritjen e cmimit të energjisë elektrike kanë përfituar 270 mijë persona të përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike. Por përfshirja e buxhetorëve në subvencionim pritet ta rrisë numrin me rreth 10 mijë të tjerë. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›