E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo reziston në Peqin me Shkumbinin

Albania Sport- As Shkumbini nuk arriti të marrë tri pikët, por as Dinamo nuk i humbi ato në ballafaqimin e vështirë me skuadrën peqinase në shtëpinë e kësaj të fundit. Interesimi ishte i madh, por 90 minutat nuk prodhuan asnjë gol. Dinamo më e mirë në pjesën e parë, kur Bekim Kuli ishte pranë golit në minutën e 30-të, ndërsa Shenaj mund të kishte realizuar për Shkumbinin në minutën e 44-t, por topi i goditur nga gjirokastriti përfundoi mbi traversë.

Në fraksionin e dytë të lojës trajneri Magani hodhi në fushë në fraksionin veteranin Patushi dhe talentin Mustafaj, ky ky i fundit rrezikoi dukshëm pas pasit të Dalipit. Për Dinamon, më këmbëngulës u tregua Sebino Plaku, por sulmuesi u bllokua nga portieri Llani. Në minutat e fundit të takimit Gentian Stojku ishte pranë golit me anë të goditjes më kokë, pas harkimi të topit nga Patushi. Përfundimsht dy ekipet ndanë nga një pikë, cka solli edhe barazimin e 8-të historik midis tyre në 33 ndeshjet e zhvilluara (7 fitore Shkumbini, 14 fitore Dinamo).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›