“Besa”, kodi i nderit që shpëtoi mijëra hebrej
Duket se jehona e shqiptarëve, si shpëtimtarë të famljeve hebreje gjatë përndjekjes së tyre në kohën e Luftës së Dytë Botërore prej nazistëve. Ky akt i madh njerëzor dhe i papërsëritëshëm, i bazuar në kodin moral shqiptar “Besa” kësaj here është bërë frymëzimi i çeljes së një ekspozite fotografike në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ekspozita titullohet “BESA: Një kod nderi – shqiptarët muslimanë që shpëtuan hebrejtë gjatë holokaustit”. Ekspozita është shoqëruar edhe me shfaqjen e filmit dokumentar “God’s house” (Shtëpia e Zotit) me autori fotografin amerikan me origjinë çifute, Norman Gershman. Kuratorët e ekspozitës sqarojnë se pavarësisht që në titull thuhet se shpëtuesit e hebrejve ishin familjet muslimane shqiptare, kjo nuk përjashton meritën dhe kontributin e familjeve të tjera të krishtera. Në një prej sekuencave filmike të shfaqura me rastin e hapjes së kësaj ekspozite, një prej pjesëtarëve të familjeve shqiptare, të cilat shpëtuar hebrejtë gjatë Luftës II Botërore thotë se “Për ne shtëpia është Zoti. Kush bën përpjekje për të shpëtuar jetën e një njeriu ka shpërblimin te i madh Zot, njësoj sikur ka shpëtuar gjithë njerëzimin. Kështu që çdonjëri nga ne, e ka për detyrë të ndihmojë atë që i kërkon ndihmë.” Ekspozita fotografike u vizitua nga personalitete të larta diplomatike si ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës, Spanjës, Japonisë, Danimarkës, Jordanisë, Sirisë, Bullgarisë, Shqipërisë, etj. Po kështu merrnin pjesë edhe studentë, historianë, etj. Kjo ekspozitë udhëtoi nga Izraeli në Amerikë dhe shumë shpejt do të kalojë edhe përtej oqeanit, deri në Argjentinë. Kuratori Norman Gershman thotë: “Edhe vetë mbreti Zog, i cili mbretëroi në Shqipëri në vitet 1928-1939, shpëtoi familjen VVeizmann dhe 200 familje të tjera hebrenje, gjatë vitit 1938, kur ndiqeshin nga gjermanët.”
B. SINA
5 Shtator 2008