E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatmir Sejdiu, Presidenti i dytë më i paguar në Ballkan



Edhe pse shteti që udhëheq ka buxhetin më të vogël në rajon, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu rezulton se është një nga Presidentët më të paguar ndër homologët e tij në Ballkan. Burime nga qeveria e Kosovës kanë konfirmuar se Kosova është një ndër shtetet me buxhet më të vogël në rajonin tonë. Presidenti më i paguar në Ballkan është ai kroat që ia kalon Sejdiut me vetëm 200 euro më shumë në pagën e tij mujore. Ndërkohë presidenti kosovar Fatmir Sejdiu e ka pagën mujore 3 400 euro, duke nisur nga 15 Qershori, ditë në të cilën i konstituua shteti i ri i Kosovës.
Rritja u konfirmua nga zëdhënësi i Sejdiut, Xhavit Beqiri i cili u shpreh se përfitimi i Presidentit kosovar është vetëm 3 100 euro dhe se kjo është e ardhura e tij e vetme. “Ai nuk ka përfitime të tjera nga buxheti i shtetit”,- tha Beqiri.
Presidenti Sejdiu është pyetur nëse paga e tij është shumë e madhe duke pasur parasysh nivelin e ulët të pagave në vend dhe ai është përgjigjur se nuk dëshironte të krahasohej. Përveç presidentit paga mujore është rritur në Kosovë edhe për kryeparlamentarin Jakup Krasniqi i cili do të marrë 2 200 euro, pa llogaritur shtesat, ndërsa me to arrin në 2 500 euro.
Edhe pse kjo shumë pagese e rendit Sejdiun si Presidentin më të paguar të Ballkanit, ai është dhe Presidenti i shtetit më të varfër të rajonit me një buxhet të vogël, më pak se 1 miliard euro. Ndërkaq Presidenti serb Boris Tadiç merr 1 900 euro në muaj. Më pak i paguari ndër Presidentët e Ballkanit rezulton Presidenti i Maqedonisë me 1 200 euro në muaj, kurse ai malazez, Filip Vujanoviç 100 euro më shumë se Cervenkovski, pra 1300 euro në muaj. Por edhe Presidenti rumun, vend ky anëtar i BE-së përfiton më pak se Sejdiu. Basesku përfiton shumën mujore prej 2500 eurosh në muaj, edhe pse kapitali i shtetit të tij ia kalon pesëfish atij të Kosovës. Gjithsesi më i paguari në Ballkan është Presidenti kroat, dhe Sejdiu renditet i dyti ndër “best-paid” në Ballkan. Kroati Stipe Mesiç përfiton 3 600 euro në muaj, 200 euro më shumë se Sejdiu. Referuar Bankës Botërore, GDP-ja e ekonomisë së Kosovës është më pak se 1 500 euro.

Italia njeh pasaportat e Kosovës

Ambasadori italian në Kosovë, Majkëll Luis Gifoni ka konfirmuar se Italia njeh zyrtarisht pasaportat e Republikës së Kosovës. NË një takim me presidentin sejdiu, Gifoni tha se shumë shpejt do të përfundojë edhe procedura e lëshimit të vizave për shtetasit e Kosovës, ndërsa bëri të ditur se, shteti italian synon thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me Kosovën si në fushën ekonomike, politike, ashtu edhe atë kulturore. “Italia beson fuqishëm në stabilitetin e Kosovës dhe të gjithë rajonit të Ballkanit. E gjithë kjo në kuadrin e perspektivës së përbashkët europiane të Ballkanit”,- tha Gifoni. Ndërkaq, presidenti Sejdiu u angazhua për bashkëpunimin e Kosovës me vendet e tjera, përfshirë edhe ato të rajonit. Angazhimi i tillë sipas presidentit Sejdiu, është ndër prioritetet e institucioneve të vendit. Ai përsëriti përkushtimin për procesin e integrimeve europiane.

5 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›