E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mozaiku me 300 mijë tapa vere



Saimir Strati, shqiptari tashmë i njohur si realizuesi i dy punëve artistike të vlerësuara me çmimin e “Guinness Vvorld Record”, paraditen e djeshme nga mbyllur punën e tij të tretë, një mozaik gjigant me 300 mijë tapa vere për të cilën sërish një Gines tjetër do të “rrëmbehej” nga autori. Ende nuk e kemi konfirmuar nëse Strati e ka marrë certifikatën e Ginesit, por mbrëmjen e djeshme pritej që përfaqësuesi i jurisë të çmimit të famshëm, z.Carlos Martinez, të shqyrtonte punën e Stratit për t’i dhënë atij certifikatën përkatëse. Mëse një muaj punë për Stratin mbi një sipërfaqe 100 m2, e më në fund pas 27 ditësh, puna e tij e titulluar “Mesdheu” sjell Ginesin e tretë për artistin shqiptar. Edhe dy herët e para, kur Strati ka marrë çmimin Gines, ka shfaqur talentin e tij për të realizuar gjëra të përmasave të pazakonta siç kanë qenë mozaiku me gozhdë “Leonardo Da Vinci” në vitin 2006 dhe “Shpirt i lirë” në vitin 2007.
Për realizimin e mozaikut të tij më të fundit, “Mesdheu” Strati ka punuar në lartësi dhe ka përdorur tapa të ngjyrave dhe përmasave të ndryshme të shisheve të hapura të verës.
P. GROSI

5 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›