E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa nuk arrin të marrë më shumë se një pikë me Partizanin

 

“Do të shkojmë në Kavajë me besimin për të marrë diçka nga sfida me Besën”. Kjo ishte deklarata e ftohtë e trajnerit të Partizanit, Shpëtim Duro. Pas përfundimit të 90 minutave të sfidës hapëse të javës së 10-të të Kategorisë Superiore, Partizani u kthye në kryeqytet me një pikë në xhep, pas barazimit të bardhë me Besën në transfertë. Loja ka qenë tërësisht e nivelit mesatar, me pak ngacmime në të dy portat (madje edhe me një gol të anuluar për Besën). Brenda dy javësh ekipi i Besës ka arritur ditën e djeshme barazimin e dytë çka sigurisht që ngre në tabelën e klasifikimit. Barazimi kundër Partizanit nuk ishte parashikuar nga kavajasit të cilët të vetëkënaqur nga paraqitjet e fundit të bëra, menduan se mund ta fitonin bindshëm këtë ndeshje, por në fakt janë gabuar duke mos marrë më shumë se 1 pikë. Ekipi i kuq i ardhur në Kavajë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv ia ka arritur qëllimit ku me një taktikë mbrojtëse e cila rezultoi efikase, arrti që të ndalë kavajasit të cilët edhe pse zhvilluan një volum të madh loje nuk arritën dot që të shënonin qoftë edhe një gol. Kështu Besa zhgënjen mbas disa javësh rresht me rezultate dhe lojëra shumë të mira, duke mos vazhduar rrugën drejt ngjitjes në tabelën e klasifikimit. Në pjesën e parë loja ishte pothuaj e barabartë ku kavajasit megjithëse sulmonin vazhdimisht portën e Shehit nuk arrinin që të gjenin rrugën e golit. Në sulm dhe mesfushë mungonte fantazia, ndërkohë që të kuqtë e drejtuar nga Shpëtim Duro kishin krijuar një “mur” për sulmuesit kavajas, i cili në shumë raste ishte i padepërtueshëm.

JAVA E 10

E premte
BESA-PARTIZANI     0-0
E shtunë    
SHKUMBINI-APOLONIA (Lulaj)
TEUTA-BYLIS (Jemini)
LUSHNJA-VLLAZNIA (Taullahu)
E diel
ELBASANI-TIRANA (Latifi)
DINAMO-FLAMURTARI (Jareci)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›