E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Krasniqi lufton për titullin “WBO Intercontinental”

Luan Krasniqi megjithatë do të ;luftojë për një titull më 17 mars kur do të përballet me amerikanin Brian Minto. Megjithëse jo për atë që ëndërron, boksieri shqiptar me pasaportë gjermane do të luftojë për titullin "WBO Intercontinental", që është i barasvlefshëm me titullin e kampionit të Evropës për federatën "World Boxing Organisation". Ish-kampioni i Evropës në versionin EBU nuk ka qenë i interesuar për ndonjë titull që është më pak se ai i kampionit të botës në kategorinë e rëndë, por fitimi i titullit "WBO Intercontinental" do të bënte që ai të ngjitej më shumë në renditjen e WBO. Aktualisht Krasniqi është i gjashti në këtë version, ndërsa kundërshtari i tij i 17 marsit, amerikani Brian Minto renditet në pozitën 15.
Gjatë karrierës së tij 10-vjecare në ringun profesionist Krasniqi ka zhvilluar 32 luftëra prej të cilave 29 i ka fituar. Junikasi 35-vjecar kishte humbur më 28 shtator të vitit 2005 në Hamburg përballjen për titullin e kampionit të botës nga amerikani Lamon Brewster me nokaut në rundin e nëntë dhe prej asaj kohe vazhdimisht është duke kërkuar edhe një rast për të luftuar për titullin e më të mirit në versionin WBO.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›