E Diel, 1 Nëntor 2026

“Truman Show” në “Marubi”

 

Ai është një yll i spektaklit, por nuk e di këtë gjë. Truman Burbank është një njeri, jeta e të cilit kalon 24 orë pa ndalim në spektaklet televizive. “The Truman Show” është filmi i regjisorit Peter Weir, i cili vjen sot në orën 19.00 në kinemanë e së enjtes në ekranin e Akademisë së Filmit e Multimedias “Marubi”. Filmi prej 103 minutash, është prodhim i vitit 1998. Një komedi që të bën të qash e të qeshësh njëkohësisht nën interpretimin e aktorit komik Jim Carrey, si dhe Laura Linney, Noah Emerich, etj. Një film kandidat për 3 çmime Oskar, që ka fituar 29 çmime të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›