E Diel, 1 Nëntor 2026

Besart Berisha në fushë vetëm sezonin e ardhshëm

Besart Berisha nuk do të mund të luajë deri në sezonin e ardhshëm. Sulmuesi shqiptar që ka qëndruar jashtë fushe që nga shtatori i vitit të kaluar për shkak të dëmtimit të ligamenteve të gjurit tashmë e ka të sigurt se nuk do të mund të riaftësohet në kohë për të zhvilluar një ndeshje me skuadrën e parë në këtë sezon.
Trajneri i skuadrës së Burnley, Oëen Coyle, beson se Berisha duhet të ndjekë shembullin e bashkëlojtarit të tij të skuadrës Michael Duff për t'iu rikthyer futbollit.
Edhe irlandezi Duff kishte pësuar të njejtin dëmtim që e kishte detyruar që të qëndrojë për gjashtë muaj jashtë fushës së blertë, ndërsa së fundmi është rikthyer duke zhvilluar disa ndeshje me ekipin e rezervistëve. "Ai po bën përparime, por nuk akoma larg që të rikthehet në gjendjen e tij më të mirë", ka thënë Coyle.
Besart Berisha ishte transferuar te Burnley në korrik të këtij viti nga radhët e Hamburgut, por nuk kishte arritur që të zhvillojë asnjë ndeshje zyrtare me skuadrën e Burnleyt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›