E Diel, 1 Nëntor 2026

Besart Berisha, zyrtarisht tek AC Horsens

 

Besart Berisha është zyrtarisht futbollist i skuadrës së Ac Horsens. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është paraqitur dje në klubin danez, madje ka bërë edhe prezantimin me fanellën e kësaj skuadre. Berisha është shprehur i kënaqur për rikthimin e tij në këtë skuadër, pasi e njeh mjaft mirë ambientin, pasi është aktivizuar aty edhe në sezonin 2005-2006. “Këtu ndihem shumë mirë. Drejtuesit më kanë dhënë besim dhe unë shpresoj që të luaj sa më shumë dhe të ndihmoj skuadrën që të shkëputet nga vendi i fundit”, ka thënë 23-vjeçari kuqezi gjatë prezantimit të tij dje. Biondi i përfaqësueses kuqezi e kishte nuhatur se do ta kishte shumë të vështirë të gjente hapësira te skuadra angleze e Bërnleit, pasi ekipi ka ecur mjaft mirë, ndaj edhe ka vendosur që të transferohet në një skuadër tjetër. 23-vjeçari e ka pasur të vështirë të përshtatet në skuadrën angleze. Pas transferimit te Bërnlei një vit e gjysmë më parë, pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë fushave gjatë gjithë sezonit, por edhe kur u kthye në verën e kaluar, u detyrua të shkonte si i huazuar te Rozenborgu, ku qëndroi deri në nëntor dhe shënoi 3 gola. AC Horsens mund të jetë një mundësi e mirë për sulmuesin, që të kthehet në nivelet e mëparshme dhe sipas mediave angleze transferimi i tij në skuadrën daneze pritet të bëhet gjatë këtyre ditëve. AC Horsens renditet në vendin e fundit (12) në kampionatin danez me 11 pikë të grumbulluara në 17 javë. Te skuadra daneze e AC Horsens, ku ka luajtur 31 ndeshje në sezonin 2005-2006 dhe ka shënuar 11 gola.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›